Analisti, Gazment Bardhit: Qenke një idiot që s’di kush ta ka dhënë diplomën e juristit! Dënim, me vdekje meritonte ai që vidhte vota?!

Analisti, Gazment Bardhit: Qenke një idiot që s’di kush ta ka dhënë diplomën e juristit! Dënim, me vdekje meritonte ai që vidhte vota?!

Gazment Bardhi

Deklarata e Sekretari të Përgjithshëm të Partisë  Demokratike, Gazment Bardhi i cili justifikoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ka shkaktuara reagime të ashpra.

Analisti Ilir Demalia me anë të një shënimi në Facebook e cilëson Gazment Bardhin një idiot pas deklaratës që ky i fundit bëri dhe shpjegoi të ashtuquajturën Strukturë të Mbrojtjes së Votës, e përbërë nga ish-policë të armatosur.

"Gazmend Bardhi qenka nje idiot dhe nuk di kush i ka dhënë diplomën e juristit?!! Nuk ka vend në bote që nje qytetar ka të drejtë të ndaloj nje njeri që dyshon se po bën një krim. Njofton policinë dhe vetëm policia apo organet e tjera ligjzbaturse kanë të drejtë të bëjnë ndalim. Po e marrin të mirqenë që viktima ka qenë duke kryer atë krim që pretendon Bardhi, a dënohet me vdekje për këtë krim?!!

Dje polici Dereck Chauvin që mbyti me gju në fyt nje Afro-American George Floyd, një njeri me probleme në rekordet e policisë me droga dhe para të fallsifikuara, për tejkalim të së drejtës dhe vrasjen “aksidentale” të George Floyd, polici Chauvin u gjënd fajtor në të gjitha akuzat dhe do dënohet jo ë pak se 40 vjet burg", ka shkruar Demaliaj.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Lidhur me këtë ngjarje që tronditi vendin ditën e djeshme, në një deklaratë për mediat ka reaguar drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi i cili u shpreh se vrasësi Arber Paplekaj "është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtes së votës, kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit".

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 22/04/2021 16:44

    Ore te ishte vetem ky sdo ishte keq,por e keqja eshte qe i gjith shqupi I till eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja