Analisti Frrok Çupi, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se presidenti Ilir Meta u ka dhënë nënshtetësinë terroristëve, të cilët po ndiqen nga CIA.

Report Tv ka ndjekur hap pas hapi çështjen e dhënies së 382 të huajve shtetësinë shqiptare. Mes tyre ka pasur persona të kërkuar nga drejtësia për vrasje, mashtrime e falsifikime.

Sipas Çupit, CIA po e ndjek këtë çështje, pasi iu është vënë pas terroristëve që Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare.

Ilir Meta  ka problemet e veta me Perendimin, ka probleme se ai , praktikisht, u ka dhënë nënshtetësi terroristëve, ndër ta terroristët më të mëdhenj që CIA po e ndjek këtë çeshtje.

CIA është në ndjekje të terroristëve, të cilëve Ilir Meta iu ka dhënë shtetësi shqiptare, janë 326 nënshtetës duke filluar që pas Bin Ladenit. CIA po ndjek këtë çështje”, ka deklaruar Çupi në emisionin "Open", të Top Channel.