Analisti kosovar: Thaçi nxorri kartën e vjetër, 'Shqipëria e Madhe' lojë për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Analisti kosovar: Thaçi nxorri kartën e vjetër, 'Shqipëria e Madhe' lojë për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Analistët politikë vijojnë të reagojnë për mënyrën sesi kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në publik me idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

Analisti Gani Qarri, ka thënë për "Kosova Sot Online" se Thaçi tani mbron idenë e Shqipërisë së Madhe, vetëm e vetëm për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale dhe për të realizuar premtimin e dhënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

"Kjo është pikërisht arsyeja kryesore se pse Thaçi tani nxjerri kartën e vjetër, të Shqipërisë së Madhe,në mënyrë që ta nxisë Vuçiqin që të mos e pranojë kërkesën e kancelares Merkel, për njohjen e Kosovës shtet të pa varur, por të ngulë këmbë që të marrë veriun dhe qoftë edhe në këtë mënyrë, kuislingu Hashim Thaçi te realizoi premtimin e dhënë Vuçiqit, për ndarjen e Kosovës, si metoda e vetme për ti shpëtuar ai personalisht,Gjykatës speciale’, tha analisti Gani Qarri.

Këto analiza vijnë edhe pas akuzave, që gazeta zviceriane ZNN ka bërë për kreun e Kosovës. Sipas kësaj të fundit, idetë e reja të Hashim Thaçit për 'Shqipërinë e Madhe' janë një lojë, që ai po e bën për interesin e tij personal dhe të Aleksandër Vuçiç, i cili duke lobuar për bashkim kombëtar t'i japë shans Serbisë për ta kërkuar Veriun e Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 07/06/2019 01:38

    Une deri me tani nuk kam lexuar asnje liber theologjike, por kam degjuar nga te tjeret, se ne Bibel citohet Zoti duke thene:"Veprimi i juaj do te vlersohet, jo fjalet"! Te z. Thaqi une personalisht deri me tani nuk kam pare asnje veprim (vetem fjale) pozitive, ketu fus ne relacion popullin, jo z. Thaqin e familjaret (te tjeret i quajn GRUPI PRONTO) e tij!!! Por un nuk perjashtoj faktin se ne Drenice edhe fjalet (kapallat, meselet duke pi caj e duhan) mund te vlersoheshin si vepra. Ne Shtet e Bashuara te Amerikes thuhet: Cdo gje eshte e mundur, ne Drenice edhe ato te cilat ne SHBA nuk jan te mundura!!! Prandaj ju kisha lutur qe edhe per gjera shume banale, mos ta humbisni humorin, sipas motto-s (edhe pse ironike): "Cdo gje do te behet mire". Shendet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli