Analiza/ Bujqësia shqiptare ‘peng’ e financimit të munguar! BB: Duhet garanci sovrane! Titujt e pronësisë po pengojnë zhvillimin e sektorit

Investimet e pakta në infrastrukturë me fokus zhvillimin rural, fragmentimi i tokave, mungesa e titujve të pronësisë dhe financimi i ulët i fermerëve janë faktorët kryesor që po pengojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Në një analizë të bërë për bujqësinë nga Banka Botërore, thuhet se sektori që kontribuon në 20% të PBB-së dhe që është burim kryesor punësimi për rreth 40% të popullsisë, po bën progres më pak se në vendet e rajonit.

Mungesa e financimit është shkaku kryesor që po ndikon negativisht në sektor, për këtë arsye propozohet që të miratohen skema garancie sovrane, për të lehtësuar fermerët drejt aksesit në financë.

Sektori i bujqësisë ka marrë vetëm 3% të totalit të kredisë që kanë dhënë Bankat, dhe madje një pjesë e madhe e popullsisë rurale nuk ka akses në institucionet zyrtare financiare.

“Kapitali qarkullues i pamjaftueshëm çon më pas në cilësi të dobët të farës, mekanizim të kufizuar dhe nivele të ulëta të përdorimit të plehrave për hektar, duke minuar më tej produktivitetin”, vijon më tej Banka Botërore.

Po ashtu fragmentimi i tokave ku Shqipëria ka 359 mijë ferma, por madhësia e tokës që kanë në dispozicion është mesatarisht 1 hektar dhe pjesa më e madhe e shpërndarë, po ul produktivitetin e sektorit. Sfidë për vendin mbetet edhe regjistrimi i titujve të pronësisë, pasi vetëm 10% e titujve janë të regjistruar në mënyrë digjitale.

“Aktualisht, 10% e titujve të tokës janë të regjistruara në mënyrë dixhitale, ndërsa 80% janë të regjistruara vetëm në format letre. Dhjetë për qind nuk janë fare të regjistruar. Mungesa e titujve të tokave dhe dokumenteve të regjistrimit e bën të vështirë për fermerët aksesin e financimit, duke përkeqësuar investimet e pamjaftueshme dhe duke rritur rreziqet që lidhen me kapitalin qarkullues të pamjaftueshëm”, thuhet në analizë.

Vendit i propozohet të investojë më shumë në ujitje në mënyrë që të forcohet qëndrueshmëria përballë kushteve atmosferike, si dhe të përmirësohen procedurat doganore me qëllim që të ulen kostot e eksportit dhe të rritet konkurrenca e mallrave shqiptare në tregjet e huaja. 

Për shkak të këtyre pengesave në analizë thuhet se tregjet e BE-së ofrojnë çmime shumë më të larta se tregjet e Ballkanit Perëndimor, por eksportet shqiptare në BE mbeten kryesisht të kufizuara në mallrat e përpunuara minimalisht me nivele të ulëta të vlerës shtesë. Madje sugjerohet që të rriten dhe fuqizohen kapacitetet laboratorike në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore në parametrat e BE.

Katër rekomandimet që Banka Botërore i bën Shqipërisë në përfundim të gjithë analizës janë: adresimi i problematikës së pronësisë e fragmentimit të tokës, përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe transportit, rritja e standardeve ushqimore dhe forcimi i lidhjeve sektoriale për konkurrencë më të lartë të eksporteve. 

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë