Kjo rritje ndjek përmirësimin e nisur në tremujorin e kaluar, pas trendit rënës prej 4 tremujorësh. Megjithatë, TNE aktualisht qëndron 12.7 pikë poshtë mesatares së tij afatgjatë. Rënia e besimit në sektorin e shërbimeve kontribuoi negativisht në treguesin agregat për ekonominë.
Treguesi i besimit në industri vijoi të përmirësohet për të dytin tremujor radhazi, duke qëndruar pranë nivelit të mesatares së pesë viteve të fundit, por ende 3.3 pikë përqindjeje poshtë mesatares historike, thekson BSH. Nga ana tjetër, treguesi i besimit të sektorit të ndërtimit u përmirësua ndjeshëm, por niveli aktual i tij qëndron rreth 12.8 pikë përqindje poshtë mesatares afatgjatë.
Pas përmirësimit të shënuar një tremujor më parë, treguesi i besimit në shërbime regjistroi rënie me rreth 3.6 pikë përqindjeje gjatë tremujorit të parë të vitit 2013. Besimi konsumator shënoi një përmirësim të lehtë, pas një rënieje në tremujorin e katërt të vitit 2012. Por, edhe ky parametër aktualisht qëndron rreth 3.4 pikë përqindje poshtë mesatares afatgjatë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)