Analiza e ekspertëve: Sazani aset i fjetur, projekti i dhëndrit të Trump serioz, mund ta shndërrojë në Singaporin e Europës

Një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë, kompania “Affinity Partners”, e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump synon ndërtimin e një resorti në Ishullin e Sazanit.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli i ftuar në “Studio Live” në Report tv me Arbër Hitajn thotë se vetëm fakti që është përfolur për investimin i bën një reklamë të paparë Sazanit dhe Shqipërisë.

“Vjen një markë elitare dhe Shqipëria futet në turizmin elitar. E rëndësishme është… lidhjet politike të Kushner.  Ajo është një kompani amerikane, 80 milionë amerikanë e kuptuan se Shqipëria është turistike vetëm sepse deklaroi dhëndri i Trump se do investojë në Shqipëri. Është reklamë pa para”, tha Çoçoli.

Ndërsa e konsideroi Sazanin një aset të fjetur Çoçoli tha se projekti i dhëndrit të Trump duket mjaft serioz dhe mund ta shndërrojë në një Singapor të Evropës.

“Projektet janë është diçka serioze. Vetë zotëria përveçse është dhëndri i Trump vjen nga një familje e investuesve në prona të patundshme. Ai e ka pjesë familjare dijet e mira për investime në prona të patundshme. Po ta kërkosh në gogle është një kompani që ka emër. Investimi është konkret. Neve na ka bërë reklamë të paparë. Sazanin e kemi pasur në një aset të fjetur. Ka fjetur gjumë. Është ishull i virgjër në pozicion shumë të mirë dhe nuk ka pse të zhvillohet. Zotëria që ka sjellë projektin nuk do marrë të gjithë ishullin por vetëm një pjesë të tij. Në pjesë të tjera ishulli mund të shndërrohet në një Singapor të Evropës”, shtoi eksperti i ekonomisë.

Një analizë të projektit bëri edhe eksperti Klodian Muço.

“Qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Qytetarët nuk përfitojnë asgjë se do ndërtohen ca vila dhe që të huajt do blenë ca vila. Vijnë investitorët e huaj të marrin ty pronën e shfrytëzojnë ata. Maksimumi shqiptarët do bëjnë pastruesin kamarierin aty. Nga pikëpamja e marketingut është pozitive”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 30/03/2024 08:42

    Turizmi elitar pa vizion

    Përgjigju
  • Buba: 29/03/2024 23:43

    turizmi elitar nuk konsiston ne nderzime per te shitur vila dhe apartamente sic kane bere me gjirin e lalezit duke e copetuar ne parcela dhe pastaj grinden kush te nguli cadra me shume se tjetri. Mamarieret e punesuar ne resorte te tilla u shkon rroga mbi 900 dollare sepse resorte te tilla elitare ndertojne per te shitur sherbime turistike ne prona koncesionare. Prandaj jane quajtur edhe investime strategjike si ne bote dhe fare zona te mbrojtura me perjashtim te atyre zonave kadastrale me statusin e unesco qe menaxhohen vetem ne menyre te integruar nga fondacione apo filantrope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë