Analiza e FSDKSH, Braho:Prishëm
kontratat me 20 farmaci abuzuese

Analiza e FSDKSH, Braho:Prishëm<br />kontratat me 20 farmaci abuzuese
20 farmaci kanë humbur kontratat me fondin e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.ndërprerja e kontratave është bërë nga Fondi pasi janë konstatuar abuzime me fatura fictive e medikamente të rimbursueshmë.

Auditi i bërë në harkun kohor të 1 viti nga Fondi i barnave dhe njësia antikorrupsion ka konstatuar 50 subjekte me problem nga të cilat 36 farmaci dhe 14 depo farmaceutike me abuzime ku dëmi I buxhetit të shtëtit arrin në 68 milion lekë.


Subjektet kanë paraqitur receta false dhe pas kontrollit të bredhshim që u bë u konstatua se midis depove dhe farmacive kishte lidhje. Depot lëshonin fatura fiktive tek farmacitë të pa shoqëruara me barna, ndërsa farmacitë i paraqisnin pranë fondit këto receta për rimbursim. Për këtë ne vendosëm që të shkëpusnim kontratat me 20 subjekte farmaceutike”,- tha ajo.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj e ka vënë theksin tek probelematikat ende pa zgjidhje e përshkrimeve të ndryshme të patologjisë dhe ilaceve që japin mjekët e familjes e mjekët specialistë duke mbingarkuar me medikamente pacientët. 

Mjekët specialistë përshkruajnë atë që ata gjykojnë që ëhstë e duhura për jetën e pacientit. Mjeku i familjes ka disa protokolle, kufizime dhe qytetari ndodhet në pozicion sanduiç. Duhet ta ndajmë njëherë e mirë këtë gjë” ka thënë Ministri Beqaj.

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë,Ilir Beqaj, në Takimin për Analizën Vjetore të  FSDKSh

Sipas të dhënave të analizës vjetore të Fondit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor ka mungesë barnash në treg, për më shumë se 1 muaj në 13 depo importuese, deklarim jo te saktë i të dhënave në Fond nga 2 depo importuese dhe 7 shpërndarëse.

Fjala e plotë e Vjollca Brahos në analizë

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë