Analiza e grupit, vjen trajnimi 
për psikoterapeutikët shqiptarë

Analiza e grupit, vjen trajnimi <br />për psikoterapeutikët shqiptarë
TIRANE - Një trajnim ndërkombëtar për parandalimin dhe trajtimin profesional të problemeve të shëndetit mendor u organizua për herë të parë në Shqipëri nga Qendra Shqiptare për Shërbime Psikologjike dhe Psikoterapeutike në bashkëpunim me Institutin e Analizës së Grupit të Londrës.

Ky trajnim do të shtrihet për një periudhë 6 vjeçare mbi analizën e grupit. Drejtuesi i programit të kualifikimit z. Robert Harris u shpreh se kjo analizë është një formë demokratike e psikoterapisë.

“Ky trajnim vjen për t`i dhënë një mundësi profesionistëve të shëndetit mendor, psikoterapistëve dhe psikologëve në Tiranë për të marrë një eksperiencë në analizën e grupit. Pjesëmarrësit në këtë program vijnë nga vende të ndryshme të Europës”.

Drejtuesja e Qendrës Anxhela Gramo u shpreh se në këto vitet e fundit është shtuar shumë nevoja për terapi të tilla.

Analiza e grupit është një formë unike e psikoterapisë psikanalitike që e konsideron individin në mënyrë të plotë në mjedisin e tij zhvillimor, social dhe kulturor.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë