Të jetosh në Tiranë në vitin 2014 paraqet më shumë vështirësi financiare se një vit më parë. Këtë e zbulon një raport i shoqërisë nga Nju Jorku, të specializuar në vlerësime dhe këshillime lidhur me kapitalin njerëzor dhe investimet, “Mercer”. Në raportimin e saj vjetor lidhur me koston e jetesës për jorezidentët, që paguajnë qira, hotel, restorante, etj; Tirana ka rezultuar se ka kaluar nga vendi 202, në atë 189, pra duke u përkeqësuar me 13 vende.
Qytetet e marra në shqyrtim ishin 211. Vendi më i shtrenjtë në botë për të huajt paraqitet Luanda (Angola), e ndjekur nga N’Xhamena (Çad) dhe Hong Kongu e Singapori. Këto ua kalojnë edhe qyteteve zvicerane për shtrenjtësi jetese.
Tirana është më e shtrenjtë se Shkupi, por më e lirë se Sarajeva. Më të lirat në botë janë qytete në Pakistan apo Namibi.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com