TIRANE- Në qarkun e Shkodrës, Elbasanit dhe Lezhës, shumica e kryetarëve të degëve të Partisë Socialiste do të duhet të dorëzojnë çelësat e drejtimit të partisë. Referuar udhëzimit të kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, degët të cilat kanë rezultat më të ulët se në dy zgjedhjet e fundit, nuk kanë të drejtë të rikandidojnë për zgjedhjet e reja të strukturave drejtuese të kësaj partisë.
Nga këto tre qarqe, Elbasani ka rritjen më të madhe, në bashkitë Librazhd, Cërrik dhe Belsh. Në Shkodër ka rritje vetëm në Malësi të Madhe dhe në Fushë Arrëz, ndërsa bashkitë e tjera kanë shënuar rënie. Në Lezhë të gjitha degët kanë rënie.
/Shqiptarja.com