Afërsisht 1.2 miliardë lekë ka paguar Kuvendi gjatë vitit që lamë pas, vetëm për paga dhe kontribute të sigurimeve shoqërore, të deputetëve, stafeve të tyre dhe administratës.
Raporti, i bërë publik nga vetë Parlamenti këtë të premte, evidenton se ky zë, përfaqëson në fakt 66% të totalit vjetor të buxhetit të 2025. Pesha rritet, dhe shkon në 77 %, po t’i shtosh këtu dhe përfitimet financiare mbi pagën që marrin deputetët, që nga dietat për udhëtime, kompensimi i qerasë, telefonit e karburantit apo honorareve për marrjen pjesë në komisione, vlera e të cilave vitin e kaluar ka shkuar në 200 milion lekë ose pak më shumë se 2 milion euro.
Edhe shpenzimet për delegacionet parlamentare jashtë vendi janë të konsiderueshme: 60 milion lekë.
“Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 116 urdhra udhëtimi jashtë shteti, për 437 pjesëmarrës në aktivitete jashtë vendi (deputetë dhe staf politik e administrative), nga të cilët 186 deputetë dhe 60 staf politik“, thuhet mes të tjerash në raport.
Vetëm 5 % e buxhetit rezulton të ketë shkuar për investime, dhe ato të natyrës deri diku modeste.
1.2 milionë lekë janë shpenzuar për krijimin e një aplikacioni të ri të Kuvendit, pasi institucioni thotë se ai që ekzistonte më herët nuk i përshtatej kushteve të kohës.
Ndërsa për transkriptimin e të dhënave audio video të Kuvendit bazuar ne inteligjencën artificiale, një projekt i ri që synon zbardhjen e diskutimeve në parlament e komisione përmes teknologjisë, gjatë 2025 u paguan 30 milionë lekë, edhe pse ky është një projekt për të cilin do të duhet të paguhet edhe nga buxheti i vitit aktual.
Po ashtu në raport rezulton se 60 milionë lekë kanë shkuar për udhëtime jashtë shtetit të deputetëve dhe stafit politik e administrativ të Kuvendit (bileta, dieta dhe akomodim).
Në analizë, Kuvendi ka bërë të ditur edhe përbërjen e burimeve njerëzore, ku deputetët zënë 32% të numrit total të punonjësve në Kuvend.
“Përbërja e burimeve njerëzore (sipas numrit faktik të vitit 2025) është: deputetët zënë 32 % të numrit faktik për vitin 2025, stafi politik 14 %, nëpunësit civile 44% dhe punonjësit mbështetës zënë 10% të totalit të numrit faktik,” thuhet në analizën e Kuvendit.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente








Pjesa e " luanit" te buxhetit nuk vjen nga fondi i taksapaguesve shqiptare. Edhe ata deputete qe nuk kane informacion se te kujt fondi i perket rroga e tyre, po e jap me nje "paragraf ligjor" te shkeputur nga libri i kryeministrit " Kurbani".... -" Kur njeri nga pozita i bie GOZHDES dhe dikush nga opozita i bie PATKOIT atehere do hane kokat e njeri - tjetrit"!!
PërgjigjuJam shume dakord me /ARBENIN/ kur thote qe pjesemarrja ne komisione nuk duhet shperblyer,gjithashtu shume deputete(gjykuar nga ankesat e votuesve) shfaqen ne zonat ku zgjidhen, vetem per vota e nuk duken me vone, per te zgjedhur problemet e votuesve(me perjashtim ndoshta te Braces),gje qe na sjell te shpenzimet,djetat e akomodimet e deputeteve jashte shtetit.Sa prej ketyre udhetuan me keto /te mira/ jashte per te bere fushate zgjedhore,meqe 2025 ishte vit zgjedhor?! Keta qe //i qane// problemet e vendit, per vote udhetuan neper bote me shpenzimet e taksapaguesve dhe erdhen //te shkelqejne// problemet e diaspores!
PërgjigjuSi nuk shprehet një fjalë Rama në lidhje me këto shifra të tepruara parash që shkojnë për njerëz që kanë nga rrogat më të larta në shtetin shqiptar..?! As Erjon Braçe nuk është dukur të thotë që një deputet nuk ka nevojë për kaq shumë shpenzime extra. Mjafton të përgjysmosh tarifën e telefonit dhe kursehen shumë para. Për mos thënë që ai deputet që jeton me qira në Tiranë dhe i duhet të shkojë (gjoja çdo javë) në zonën elektorale ku është zgjedhur nuk ka pse të përfitojë edhe qira edhe karburant. Ose qira ose karburant.
PërgjigjuPjesëmarrja ne Komisione nuk është një detyre jashtë qenies deputet ... nuk ka pse shpërblehet plus ?!?!?! Te tjerat te ridimensionohen.
PërgjigjuKu eshte ajo ministrja e financave qe thonte qe 152 euro ne muaj jane me se te mjaftueshme per te jetuar. Te zbatohet e njejta llogjike edhe per parazitet e kuvendit.
PërgjigjuSa shume lek prishen per llumin e kombit. Dhe llumi behet edhe me i qelbur tek prish leket e shqipetareve.