Kur një ditë të shkruhet historia e gazetarisë në Shqipëri, në majë të listës së armiqve më të egër të lirisë së shtypit postdiktaturë me siguri do të jetë emri i Sali Berishës. Kur doktori ishte President, redaksive të gazetave iu vihej flaka, gazetarët arrestoheshin, torturoheshin, ndonjë vritej, të tjerë dëboheshin nga vendi. Më fatlumët, thjesht linçoheshin në mediat e partisë së tij.
Berisha nuk ishte më i butë me shtypin edhe kur kaloi në opozitë dhe nisi të përpilonte listat e zeza të gazetarëve miq dhe armiq, jo vetëm duke sulmuar "armiqtë" me emër mbiemër, por duke i kërcënuar publikisht e duke i penguar të merrnin pjesë edhe në konferencat për shtyp të partisë së tij. Me t'u rikthyer në pushtet Berisha u bë më i sofistikuar, kështu gazetarëve dhe botuesve miq u dorëzoi çelësat e qeverisë duke i autorizuar të vidhnin çdo gjë që mundeshin, ndërsa të tjerët u dorëzoheshin "përkujdesjes" së zyrës së taksave dhe të policisë, duke ruajtur për kënaqësinë e tij personale të drejtën për të goditur mediat e pavarura me fushata staliniste shpifjesh. Kështu deri në ditët tona.
Sot Edi Rama la pa fjalë të gjithë duke u turrur kundër një grupi gazetarësh të rinj që "guxonin" t'i bënin pyetje mbi çështjen "Tahiri". Edhe pse ndonjë pyetje ishte provokuese (bërja e pyetjeve provokuese është një detyrë profesionale e gazetarëve), është vërtetë e çuditshme se si një politikan me eksperiencë si Edi Rama ra prehë e provokimeve duke bërë ofendime dhe duke kaluar në këtë mënyrë në anën tjetër të fajit.
Por ajo që bën më shumë përshtypje në reagimin e tij agresiv, nuk është më shumë arroganca që përdor kundër pikave më të dobëta të zinxhirit të informacionit, sesa fakti që i ka dhënë mundësinë edhe Sali Berishës të shkruajë këtë postim në Facebook. ''Kryekumbar Edvini humbet kontrollin dhe sillet si ordiner me gazetaret. Duke denuar kete akt dhune te eger verbale ndaj gazetareve, ju ftoj miq te ndiqni dhe denoni qendrimin e tij banditesk ndaj tyre. sb''.
Që Edi Rama të gabojë në mënyrë kaq naive sa t'i lejojë Sali Berishës të japë leksione se si të sillet me mediat, është një gabim vërtetë i pafalshëm.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com