Analiza/Në shtator PD zbret në
degët lokale, humbësit rrezikojnë

Analiza/Në shtator PD zbret në<br />degët lokale, humbësit rrezikojnë
TIRANE - Muaji shtator do të jetë për Partinë Demokratike muaji i analizës së zgjedhjeve të 21 qershorit. Grupi i punës i ngritur pranë PD, në përbërje të të cilit janë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ai Organizativ, Eno Bozdo dhe ai për Çështjet Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka përpiluar raportin i cili tashmë i është dorëzuar kryetarit Basha. Ditët e para të shtatorit, përmes një udhëzimi të veçantë, kryetari Basha do shpallë analizën në degët lokale, çka nënkupton zbritjen e PD në bazë. Degët fituese mendohet të përjashtohen nga analiza, ndërkohë që një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet rezultatit të degëve Durrës, Dibër, Elbasan dhe Librazhd.
 
Kur nis analiza e zgjedhjeve në PD dhe çfarë do të synojë ajo?
Udhëzimi i kryetarit Basha drejtuar degëve lokale, që mban datë 7 Korrik 2015, është cilësuar si pikënisje e analizës së 21 qershorit. Degët urdhëroheshin që të hartonin informacione të detajuara për rezultatin e votimeve në çdo bashki të vendit, votat për çdo kandidat dhe rezultatin në çdo qendër votimi. Sipas asaj që ka deklaruar Basha, kjo analizë i shërben analizës së humbjes së zgjedhjeve nga kjo parti, evidentimit të problematikës brenda degëve ku në jo pak raste ka patur mospërputhshmëri mes kryetarëve të degëve dhe deputetëve të deleguar. Hapi tjetër i analizës, është ai pas përgatitjes së raportit nga grupi i punës, është zbritja në bazë. Përmes një udhëzimi të veçantë të kryetarit Basha, do të përcaktohet edhe modaliteti i analizës së votës së 21 qershorit.
 
Kush rrezikon nga analiza?
Ndër degët më problematike, nga ato që prodhuan rezultate të dobëta për Partinë Demokratike, janë dega e Durrësit, Kavajës, Vlorës, Fierit, Hasit, Dibrës, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Bulqizës, Gjirokastrës. Edhe pse pritshmëritë ishin ndryshe, PD regjistroi një rezultat shumë të dobët në Bashkinë e Durrësit. Kavaja po ashtu u shndërrua në një “hendek” për PD-në, duke humbjen e votave në krahasim me 2011-ën. Dega e Librazhdit, Elbasanit, Dibrës dhe Hasit po ashtu konsiderohen ndër më problematiket për Partinë Demokratike, pasi shifrat e tyre në 21 qershor, ishin jashtë çdo parashikimi të brendshëm të PD. Jo pa qëllim, kryetari Basha ka theksuar se do të ketë një analizë të thellë, sidomos për degën e Durrësit dhe atë të Dibrës, por duke mosanashkaluar Elbasanin, apo dhe Vlorën e Fierin.
 
Cilat degë të PD nuk preken nga analiza?
Partia Demokratike shënoi rezultat pozitiv për kryetar bashkie në 15 njësi të reja vendore. PD fitoi bashkinë Shkodër, Vau i Dejës, Lezhë, Mat, Klos, Kukës, Tropojë, Përmet, Dropull, Selenicë, Vorë, Kamëz, Pogradec, Devoll dhe Mallakastër. Rezultati pozitiv në garën për kryetarët, edhe pse në këto bashki PD ka humbur thellë këshillin bashkiak, bën që edhe raporti i analizës të jetë pozitiv.
 
Rezultatet 
“Ndër degët më problematike, nga ato që prodhuan rezultate të dobëta për PD, janë ajo e Durrësit, Kavajës, Vlorës, Fierit, Hasit, Dibrës, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Bulqizës dhe Gjirokastrës. Pavarësisht pritshmërive, PD mori rezultat të dobët”.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) data 9 gusht 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria