Analizat e tumorit në Qendrat Shëndetësore

Analizat e tumorit në Qendrat Shëndetësore
Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor në kontratat e reja që do të lidhë me qendrat shëndetësore, do bëjë që mjekët e familjes, t’i kërkojnë pacientëve ekzaminime për kancerin e gjirit,në mënyrë që kjo sëmundje të kapet në kohë, si dhe përveç glicemisë esëll të bëhet testi i hemoglobinës tek diabetikët, pasi çdo muaj ka rreth 510 raste të reja.

"Nisur nga rritja e incidencës së sëmundjes së kancerit të gjirit dhe duke e konsideruar politikë të rëndësishme sociale luftën kundër kësaj sëmundjeje, kemi vendosur këtë vit një indikator të ri të rëndësishëm, për depistimin e 80 për qind të grave në moshe risku mbi 35 vjeç.

Gjithashtu një indikator tjetër në kontratat tona është ai që ka të bëjë me ekzaminimin më të mirë të pacientëve që vuajnë nga diabeti. Kontratat e reja mundësojnë e kryerjes së testin e hemoglobinës së glukozuar për pacientët diabetikë", tha Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së. Kontrata stimulon mjekun e familjes për sa më shumë vizita, pasi ai përfiton bonuse në bazë të numrit të vizitave. Kontratat midis qendrave shëndetësore përcaktojnë se ISKSH, financon qendrat shëndetësore sipas një sistemi miks të financimit që përbëhet nga 80% pagesë për numër banorësh, 10% financim shtesë për numër vizitash të kryera nga mjekët e familjes si dhe 10% për realizimin e treguesve të cilësisë apo të bonusit.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 12 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…