SHKUP- Në Maqedoni nuk ka prani të virusit Ebola, ndryshe nga sa u dyshua përgjatë tre ditëve të fundit, kur një shtetas britanik ndërroi jetë në Shkup. Këtë e konfirmojnë rezultatet e analizave të mbërritura nga laboratori i specializuar gjerman në Hamburg. Sipas Zyrës së Shëndetësisë në Shkup, në vend nuk ka prani të virusit, duke qetësuar kështu edhe qytetarët, jo vetëm maqedonas, por edhe të gjithë Ballkanit.
Britaniku Colin Jeffry, 58 vjeç, ndërroi jetë të enjten pas tre ditë vuajtjesh nga temperaturat e larta dhe diarreja, por ndyshohet se ai kishte pësuar helmim nga alkooli.
Drejtori i Klinikës infektive Zvonko Milenkoviç, nuk përjashton mundësinë që britaniku të ishte i sëmurë nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse, por me siguri të plotë deklaron se nuk bëhej fjalë për Ebola.
Fillimisht, 58-vjeçari nuk kishte pranuar të vizitohej dhe vetëm pasi ishte ndjerë shumë keq, kishte kërkuar ndihmën mjekësore.
Për shkak të dyshimeve të ngritura se 58-vjeçari mund të ishte prekur nga virusi Ebola, Ministria maqedonase e Shëndetësisë izoloi hotelin ku po qëndronte shtetasi britanik, dhe pas daljes së rezultateve të analizave situata do kthehet në normalitet.
Jovanka Kostovska, shefe e Sektorit për Mbrojtje Shëndetësore thotë se në fakt dyshimet për praninë e virusit Ebola tek pacienti ishin të pakta, duke u shprehur se përjashtohen mundësitë që në Maqedoni të ketë Ebola.
“Sa më shumë kalonte Koha, ishim të bindur se nuk bëhej fjalë për Ebolën, por ishim të detyruar të vepronim sipas të gjitha protokolleve botërorë, të cilat kanë të bëjnë me këtë sëmundje infektuese serioze dhe të rrezikshme. Menjëherë kane filluar të gjitha procedurat për përgatitjen e autopsisë të trupit të personit të ndjerë me qëllim gjetjen e shkakut të vdekjes”, tha Kostovska.
Pas këtij rezultati, ekspertët kanë vendosur ndërprerjen e karantinës për 25 personat e ngujuar në hotelin “Super 8”, në afërsi të qendrës Mavrovasja. Në mesin e të ngujuarve ishte dhe një familje suedeze me dy vajzat e moshës katër vjeç dhe 16-muajshe. Ja si shprehet turistja suedeze Monika Simson, pas përgjigjes negative të analizave:
“Ndjehemi të çliruar që dolëm nga hoteli dhe më shum u gëzuam sepse na than se nuk bëhet fjalë për virusin e Ebolës. Erdhëm këtu për pushime për pesë ditë nga e hëna deri të premten por e pamë veten të izoluar nga frika prej Ebolës. Shpresojmë se do të nisemi nesër në shtëpi”, thotë turistja suedeze.

(Në foto: Familja suedeze e cila u ngujua në hotelin në Shkup)
Ndërsa një tjetër turiste nga Gjermania, shpreh entuziazmin për daljen nga karantina.
“Gëzohem shumë që tani do të mund të lëviz lirshëm. Kuptohet nuk ndiheshim rehat që ishim të mbyllur dhe njëkohësisht ishim të shqetësuar pasi ishim të mbyllur në karantinë, në një kohë kur dëshironim që të vizitonim muzetë dhe vendet e tjera në Shkup”, u shpreh turistja gjermane.
Karantina është ndërprerë edhe për personelin mjekësor në qendrën klinike, reparti i sëmundjeve infektive, të cilët kishin pasur kontakt të drejtpërdrejtë me britanikun.
/Shqiptarja.com

VIDEO