Rruga e veprimeve për të shkuar nga dhuna verbale e çadrës në një situatë tjetër më agresive, ku nuk përjashtohet dhe dhuna fizike, është një strategji që rrjedh nga dy individë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Siç pohoi anëtarja e vjetër e forumeve drejtuese të PD-së, Majlinda Bregu dhe të tjerë individë me personalitet të spikatur të kësaj partie, si E.Selami dhe J.Topalli, nga koha kur u braktis Parlamenti, kur u vendos çadra, kur u refuzuan të dërguarit europianë, përfaqësues të shteteve që i duan të mirën Shqipërisë dhe krerët e lartë të Partive Popullore Europiane dhe kur u deklarua se nuk do marrin pjesë në zgjedhje, janë vetëm këta të dy që i kanë marrë vendimet.
Të tjerët janë ca sherbëtorë që pranojnë me kënaqesi të përdoren. Edhe më parë, nuk është se Partia Demokratike është shquar në zhvillimet demokratike të jetës së brendëshme, e pavarësisht kësaj, në momente më pak kulmore se zhvillimet politike të tanishme, Berisha i ka mbledhur organet drejtuese, në mos për t’u konsultuar, për të qenë formalisht në rregull.
Në një parti demokratike që funksionon në sistem demokratik, kur kjo s’po ndodh, vini re: objektiv i saj përmes shkatërrimit të demokracisë në parti, me deklarimet e pa përgjegjëshme për shpalljen e luftës, mbetet të jetë shkatërrimi i pushtetit ekzekutiv ekzistues përmes revolucionit. E gjitha kjo strategji, pjellë e kulturës moniste, tingëllon si qesharake, por duhet marrë seriozisht sepse kjo rrugë nuk mund të të mos shpjerë drejt rrezikut të madh të prodhimit të një diktature. Janë të paktë ata që nuk janë në gjendje të shohin se si Partia Demokratike është marrë zvarrë dhe përdhunohet me arrogancën tipike të autokratëve. Episodi i Ristanit, Pollos e ndonjë tjetri që u nxorrën nga dyshja për të denigruar Majlindën, Eduardin dhe Jozefinën pë qëndrimin që po mbajnë, pa dhënë asnjë shpjegim pse nuk mblidhen forumet drejtuese, mbetet pikëpyetja fundore e mëndjeve të tyre të çoroditura.
Më e pakta që kërkohet për të ndërmarrë mosbindjen civile të përkrahësve të tu është mungesa e lirisë. Vizionin dhe përmbajtjen e pranisë ose mungesës së lirisë, eksponentët juristë të fushës nuk bredhin lart e poshtë për të mbledhur opinione për të nxjerrë përfundime, por fillimisht shohin kushtetutën. Kjo e jona, ndonëse në mbi dy dhjetëvjeçarë është sulmuar e ndryshuar parreshtur, ka sigurinë afatgjatë të zhvillimit të një shoqërie të lirë.
Të gjithë, pavarësisht vështirësive që vijnë si trashëgimi ekonomike apo kulture demokratike, jetojnë, punojnë e veprojnë në përputhje me lirinë që ekziston. Liria është e dukshme në veprimtarinë e grupimeve politike, atë të shtypit e mediave në përgjithësi, të familjes, të organizatave fetare e ato të të drejtave të njeriut, të shoqatave kulturore e sportive, etj. Veprimtaria dhe liria civile e të sipërmëndurave nuk janë kontrolluar dhe nuk mund të kontrollohen nga pushteti qëndror. Zhvillimet demokratike janë ngritur në caqe të tilla sa e bën këtë një gjë të pamundur. Në kushtetutë përcaktohen dhe rregullat e lojës të cilat dyshja e sipërpërmendur kërkon t’i përdhosë, duke i zëvendësuar ato me përdorimin e forcës. Në demokraci kështu funksionon: shumica mban pushtetin dhe përgjigjet deri në zgjedhjet e reja, madje për vendin tonë, deri në javën e tretë të muajit shtator.
Para nesh ndodhet tashmë një parti e izoluar tërsisht nga faktorët ndërkombëtarë dhe nuk ju bën asnjë përshtypje. Çfarë vlerash mbrojnë këta dy individë kur kundërshtojnë ndërkombëtarët, përfaqesuesit e tyre? Pse ju shmangën dialogut? Pse u zgjodh mjeti antidemokratik i mosbindjes? Pse po kërcënohet Shqipëria me marrjen peng fizikun e saj? Pse po u kërkohet njerëzve të braktisin jetët e tyre të zakonshme, qofshin ato edhe jo në kamje e begatinë e familjes së Berishës e Bashës, dhe të kalojnë në dhunën e mosbindjes civile, në prishjen e paqes sociale e vëllavrasjen? E gjithë kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar. Është frika.
Shumëkush e lidh këtë me shëndetin mendor. “Janë të sëmurë” shpërthejnë në facebook. Por jo, lexonjës i nderuar! E gjitha lidhet me shtrëngimin ligjor të detyrimit për pastrimin e politikës, pastrimin e sistemit të drejtësisë dhe bërjen e shteti ligjor, detyrë kjo e KE-së. Është pikërisht sabotimi i vetting-ut, kësaj “...krijese mafioze sorosiane”, sipas L.Bashës, që thërret këto ditë në shesh të zbresin protestat me dhunë. Me gjasa presin që ndokënd në Kavajë “ta lënë nervat”, që provokimeve të tyre, policia, pra shteti e pushteti t’u përgjigjen me egërsi, që “kundërshtari” të shfaqë brutalitet e dhunë dhe ky do ishte momenti për t’i shkaktuar, tashmë jo pushtetit por shtetit probleme të rënda e me pasoja për të tashmen e të ardhmen. Në politikë gabimet në vlerësim dhe mëndjemadhësia fyçkë e krerëve shpesh, duke luajtur kartën e konfliktit, përfundojnë me fatkeqësi.
Këta aventurierë kokëbosh mendojnë se dhuna do i drejtohet Edi Ramës dhe nuk shohin dot tej hundës së tyre se pranë kundërshtarit Rama, të cilit i kanë kërcënuar jo pak herë jetën, janë e qëndrojnë dhjetra mijëra mbështetës, se ai është jo një individ por një përfaqesues grupimi politik. Cilat do qoftë qofshin formacionet e “skifterëve”, që me naivitetin e dyshes, janë ose po përgatiten të ushtrojnë dhunë në popull apo qendrat e votimit, këta aktivistë të përdorur, shumë prej të cilëve u njihet e kaluara, të mos harrojnë se do ndeshen atë ditë e në të ardhmen me ligjin. Asgjë nuk do harrohet, siç ndodhi 20 vjet përpara, për shkak të së cilës u ricikluan shkatërruesit e shtetit! Këto përqasje antidemokratike të demonstruara dje në çadër nga L.Basha i ngjasin një lloj ushtrimi tiranie mbi njerëzit, që mendon e beson se do i përdori për dhunën e nesërme. Ka të drejtë të mendojë se do i përdorë sepse vetë nuk i ka këtu fëmijët.
Do jenë fëmijët e të tjerëve ata që do bien në fatkeqësi. Ka nga këta të mjerë që besojnë se do protestojnë dhunshëm jo për interesat e krerëve të partisë, por për të mirën e tyre. Kështu ju është thënë: pushteti do jetë i tyre, i popullit dhe republika e re do jenë ata dhe gjithë soji e sorrollopi që njihen mirë tashmë nga viti 1997, nga Gërdeci, nga 21 janari, nga privatizimi i OSSH-etj., etj. Dhuna është shpresa e tyre e madhe se nuk do dalin trishtueshëm nga skena. Njerëz, jini vigjilentë!
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com