Sektori i shërbimeve dhe ai i industrisë prej vitesh vijojnë të mbeten dy drejtimet kryesore në rritjen ekonomike. Edhe për vitin 2014, sipas INSTAT, rritja vjetore e shërbimeve arriti në 2.47%, nga 0.08% që ishte ndryshimi vjetor në 2013-n.
Orientimi i bizneseve drejt shërbimit, tregon thellim të profilizimit të ekonomisë vendase, ku tendencat e fundit përvijojnë zgjerim të degëve të reja, kryesisht nga një brez i ri sipërmarrësish në IT, shërbime financiare, etj.
Sektori i industrisë u rrit me 2.4%, por vitin e kaluar u vu re ngadalësim i ndjeshëm i ritmeve të rritjes, ku ndikuan uljet e eksporteve të energjisë si dhe ato të industrisë nxjerrëse me naftën dhe mineralet. Kështu, vitin e kaluar eksportet e energjisë elektrike ndikuan në rënien 3.2% nga rritja 5.62% që ishte në vitin 2013. Edhe industria nxjerrëse pas rritjes prej 40% tremujorin e parë 2014, shënoi frenim të ndjeshëm më pas si pasojë e rënies së çmimeve të naftës e mineraleve në tregjet botërore, duke ndikuar që ky sektor të mbyllë vitin me rritje prej vetëm rreth 10%. Për pasojë, në 2014-n në total sektori i industrisë u rrit me 2.4%, nga gati 8% që ishte në 2013-tën.
Sektori i Bujqësisë vjet u rrit me 1.98% ndaj vitit 2013. Rritjen më të dukshme ky sektor e pati 6-mujorin e parë 2014, ku eksportet u rritën gati 35%, por që u ulën periudhën e mëpasshme. Për gjithë vitin 2014, sektori i bujqësisë u rrit me ritme më të larta se në 2013-n, ose me 1.98%, kundrejt 0.61%.
Sektori i katërt me ndikim në ekonominë tonë rreshtohet ndërtimi, që gjatë vitit 2014 reflektoi ndjeshëm lidhjen që ka me ritmin e realizimit të shpenzimeve kapitale. Kështu në 2 tremujorët e parë, shpenzimet kapitale ishin të ulëta duke pësuar rënie deri në 21% në fund të 6-mujorit të parë, por duke e marrë veten më pas, kur investimet publike morën hov.
Për pasojë, në fund të vitit që shkoi, nga rritja e investimeve publike në dhjetor, ndërtimi u rrit mbi 10%. Por për gjithë vitin, sektori i ndërtimit rezultoi me rënien 1.3%, nga rritja 1.1% që rezultoi në vitin 2013./atsh/
/Shqiptarja.com