Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri së fundi një deklaratë të papritur duke u shprehur nga çadra në bulevard se: “Fatmir Xhafaj do e kalojë pragun e ministrisë së Brendshme, vetëm po kaloi mbi trupat tanë” (d.m.th. të demokratëve).
Kjo është nga ato deklarata ku fjala e fundit thuhet në fillim. Dhe, kur ndodh kështu, s’ka prapa kthehu, ndryshe quhesh frikacak. Megjithatë kjo deklaratë do i shkonte përshtat një politikani me figurë të pastër, që karrierën e ka ngritur vet, shkallë – shkallë, dhe gjatë kësaj rruge nuk ka gabuar për asnjë moment.
Po Lulzim Basha nuk është i kësaj race. Ai mban mbi supe shumë gjynahe, por në rastin në fjalë, nëse do të bëjmë paralelizma, mban mbi krye krimin e vrasjes së 4 burrave me duar në xhepa m’u aty ku aktualisht ndodhet çadra, më 21 janar 2011.
Lulzim Basha ka marrë shkas nga disa akuza publike që i janë bërë mandatarit si ministër i Punëve të Brendshme, z.Fatmir Xhafaj, se ka qenë hetues dhe persekutor në kohën e diktaturës.
Personalisht nuk i besoj këto akuza të paprovuara me prova dhe pres të zhgënjehem nga pritshmëria ime, por nuk mund të pranoj që moralistin e madh në këtë rast të na e bëjë pikërisht Lulzim Basha.
Ti Lulzim ke qenë ministër i Brendshëm atë pasdite të 21 janarit ku qëndroje brenda në kryeministri dhe kishe përgjegjësinë politike për gjithçka kryenin forcat e policisë, përfshi dhe shtirjen me armë kundrejt demonstruesve.
Unë nuk do ta vija dorën në zjarr për Fatmir Xhafajn, por do ta vija po të më kërkohet që të deklaroja më zë të lartë që ti, Lulzim Basha, ke përgjegjësi po aq sa Llupot, Prendët & Co në shkrehjen e atyre armëve që u morën jetën 4 burrave të pafajshëm. A ka terror më të madh se ky që në demokraci, ditën për diell, të vrasësh pa gjyq 4 burra që s’po i rrezikon jetën askujt?!
Sido që të dalë e vërteta mbi rastin “Xhafaj”, ti Lulzim Basha duhet, më se paku, të heshtësh dhe të lësh dikë tjetër, të panjollosur, që të bëjë akuzat kundrejt Xhafajt.
Ky revan që keni marrë ndaj tij, ndërkohë që Fatmir Xhafaj ka 20 vjet në politikë e me detyra të larta shtetërore (deputet, ministër, etj.), më bën të besoj se e gjithë lufta ndaj tij vjen për të vetmin shkak; qenin e Fatmir Xhafajt si kryetari i komisionit për Reformën në Drejtësi, qëndresa e tij e palëkundur për të qenë komplementar me të gjithë kërkesat e përfaqësuesve të BE-SHBA-së.
Sido që të dalë nga kjo çështje Fatmir Xhafaj, po e mbyll këtë shkrim me kundër shprehjen tënde: Ti Lulzim e kalove pragun e bashkisë Tiranë, duke shkelur mbi gjakun e 4 burrave të pafajshëm të vrarë pabesisht në mes të bulevardit, në zemër të Tiranës. Dhe për këtë, bëre edhe një kurban dashi. Turpi qoftë përjetë me ty Lulzim Basha. Sigurisht, nëse të ka mbetur ndopak cipë në pafytyrësinë tënde!/Tema
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com