Analizë/ Si arriti Trump t'i bënte amerikanët ti rikthehen politikës?

Analizë/ Si arriti Trump t'i bënte amerikanët ti rikthehen politikës?

Donald Trump

Duaje ose urreje atë, Presidenti Donald Trump bëri që shumica e amerikanëve të interesohen për politikën në një mënyrë që asnjë politikan nuk kishte arritur ta bënte deri më sot.  

Presidenca e Trump  nxiti një pjesëmarrje historike  në zgjedhje dhe regjistroi donacione për fushatat politike në një vend  ku votuesit shpesh kanë treguar një mosinteresim për politikën.

Njëzet e katër vjet më parë, apatia politike e Amerikës arriti një rekord të lartë. Vetëm 51.7% e popullsisë me të drejtë vote votuan. Kjo ishte edhe shkalla më e ulët që nga viti 1972. Pak më shumë se 96 milion votues vendosën të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të atij viti.

Fushata 2020 kishte pak më pak se 160 milion votues pjesëmarrës, pra rreth 66.7% të popullsisë me të drejtë vote.

Është e vështirë të nënvlerësosh se çfarë arritje është kjo përqindje pjesëmarrjeje. Një përqindje e pjesëmarrjes prej 66.7%  e mposhti edhe nivelin prej 61.6% në 2008. Pjesëmarrja para vitit 2020 nuk kishte tejkaluar asnjëherë 140 milionë.

Ajo që është e mahnitshme është se sa larg duhet të shkosh për të mposhtur 66.7% për një pjesëmarrje në një zgjedhje presidenciale. Nuk ka pasur një pjesëmarrjeje të tillë as në shekullin 20 dhe 21.

Do të ishte e lehtë të mendohej se pandemia e koronavirusit shkaktoi pjesëmarrje rekord. Mund të ketë luajtur një rol, megjithëse ka qenë e qartë për më shumë se një vit që dinamika e vitit 2020 do të ishte unike.

Kam vërejtur në Prill  të 2019 - shumë përpara se të fillonte pandemia dhe para se Demokratët të fillonin të votonin në zgjedhjet e tyre paraprake,  që pjesëmarrja rekord do të ishte e mundur sepse një numër votuesish ishin jashtëzakonisht entuziastë për votimin në zgjedhjet e vitit 2020.

Pjesëmarrja rekord e vitit 2020 ndoqi pjesëmarrjen rekord në zgjedhjet e pjesshme në 2018 - një numër rekord ku Trump ishte faktori nxitës për votuesit.

Gjysma e popullsisë me të drejtë vote, ushtroi të drejtën e vet. Kjo përqindje e pjesëmarrjes prej 50.0% ishte më shumë se 13 pikë më e lartë se në vitin 2014 (36.7%).

Në të vërtetë, duhet të ktheheni më shumë se 100 vjet (në 1914) për të gjetur pjesëmarrje më të lartë në një zgjedhje afatmesme.

Ndjenjat e forta ndaj Trump çuan donacione rekord për kandidatët politikë.

FEC raporton se gati 24 miliardë dollarë u mblodhën nga kandidatët federalë, PAC dhe komitetet e partisë gjatë ciklit zgjedhor 2020. Asnjë vit tjetër nuk i afrohet këtij totali.

Duke parë vetëm kandidatët për president, u mblodhën mbi 4 miliardë dollarë. Asnjëherë më parë nuk ishin mbledhur më shumë se 2 miliardë dollarë.

Në garat e Dhomës së Përfaqësuesve, kandidatët grumbulluan 1.9 miliardë dollarë. Përsëri, kjo është një rekord për çdo cikël. Totali tjetër më i lartë ishte në 2018 me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku u mblodhën 1.7 miliardë dollarë nga kandidatët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Fakti që kandidatët lart dhe poshtë votave ishin në gjendje të grumbullonin kaq shumë para është përmbledhja e asaj që ka të bëjë me epokën Trump. Interesi për zgjedhjet gjatë katër viteve të fundit nuk ka të bëjë vetëm me Trump-in individual. Bëhet fjalë për gjithçka rreth Trump dhe gjithçka që mund të forcojë ose zvogëlojë fuqinë që ai ka.

Ajo që do të jetë interesante për të parë është se çfarë do të ndodh pa Trump në Shtëpinë e Bardhë a do të bjerë interesi politik? Apo kemi hyrë në një epokë të re ku më shumë amerikanë kujdesen për politikën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë