Anastas Angjeli nxjerr në
treg librin “Në Ethet e Krizës”

Anastas Angjeli nxjerr në <br />treg librin “Në Ethet e Krizës”
TIRANE - "Në ethet e krizës" është botimi më i fundit i i Prof.Dr Anastas Angjelit, i cili vjen në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Toena".

Pedagogë, studentë dhe figura të njohura të politikës dhe ekonomisë ishin të pranishëm në ceremoninë e prezantimit te librit që u zhvillua në ambientet e universitetit Mesdhetar.

Vetë autori në fjalën e tij theksoi së ky libër është një studim i rëndësishëm i krizës në eurozonë dhe efektet e saj në vendin tonë.

“Kjo sepse të gjithë e dimë se në botën e globalizuar, që ne jetojmë asnjë ngjarje dhe zhvillim në një anë të globit nuk mund të jetë pa ndikim edhe për pjesën tjetër. Jemi kaq të lidhur, kaq të ndërvarur me njëri-tjetrin sa nuk mund të qëndrojmë indiferente ndaj zhvillimeve në botën që na rrethon, qoftë zhvillime të madhe apo të vogla. Dhe kjo ndërvarësi fiton rëndësi kaq të madhe kur bëhet fjalë për një fenomen kaq gjithpërfshirës sikurse është kriza ekonomike.”

Ndër te tjera autori pohoi se ky botim është një kontribut në fushën e ekonomisë ndërsa falenderoi edhe bashkëpunëtorët, që ndihmuan që libri të shihte dritën e botimit.

(ad.ti/e.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime