Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv

Esencë - Kryepiskopi Anastas

Çfarë nuk njohim nga ai? Si dhe përse erdhi në Shqipëri? Kush e solli te ne dhe si u zgjodh? Përse paragjykohet dhe anatemohet ende sot? A i ka bërë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve apo vetëm mirë? Anastas Janullatos, engjëll apo djall?! Anastas Janullatos, që nuk keni njohur!

Të ftuar në studio përballë Eljan Taninit: Atë Grigor Pelushi, ai është Klerik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, gjithashtu edhe Aleksandër Dimroçi, Dhjakon në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Essencë, e premte dhe e diel, ora 21:00 në Report Tv.

Eljan Tanini: Çfarë përfaqëson sot për të gjithë shqiptarët Anastas Janullatos?

Grigor Pelushi: -Do të flasim sot për ato që syri ka parë dhe veshi ka dëgjuar! Ai përfaqëson hierarkun më të denjë për një vend duke qenë më pranë shqiptarëve nga viti 1991 e deri më sot, gjithashtu edhe në vitin 1997, ishte pranë vëllezërve tanë nga Kosova duke i ndihmuar ata me 12 milionë dollar, duke ndihmuar 33 mijë njerëz nga Kosova në vitin 1999, u kujdes që ata të shkonin te familjet e tyre përmes kontakteve të tij nëpër ambasada.  

Edhe përmes Greqisë në Operacionin Fshesa ai ka ndihmuar popullin e tij shqiptar.  

Eljan Tanini: -Si është zgjedhur ai në krye të kishës sonë dhe përse duhet të jetë një grek në krye të kishës sonë? Si u bë zgjedhja e tij?

Grigor Pelushi: -Në fillim të demokracisë çdo gjë ishte 0, kisha nuk kishte peshkop, Patriarkana Ekumenike dërgoi një eksark. Imzot Anastasi në ato vite ishte në Afrikë, pagëzoi atje rreth 2 milionë afrikanë. Këtu ai erdhi si i dërguar. Kur ai do të largohej nga këtu, vetë besimtarët donin ta mbanin duke i shkruar një letër Patriarkanës, Zgjedhja e një hierarku bëhet nga një sinod me kryeprifërinjtë. Patriarkana caktoi dhe gjeti një zgjidhje për këtë fakt duke e votuar atë.  

Grigor Pelushi: Viti 1991 e gjeti Shqipërinë me një kishë jo ekzistente. Kisha jonë u bë AUTOQEFALE nga viti 1937-1967. Nga Diaspora u kërkua ndihmë edhe te At Arturi i Amerikës, ai ishte prift, jo peshkop, sinodi ishte problemi te ne. Ndërkohë autoqefalia ishte problemi, sepse ka pasur kisha që nuk kanë më anëtarët e tyre, pushojnë së ekzistuari

Kur Kryepiskopi erdhi në Shqipëri, ka kërkuar 3 gjëra: 1. Të pranohej nga të gjithë orthodhoksët, 2. Të pranohej nga instancat shtetërore, 3. Të ruhej autoqefalia e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. 

Komuniteti jonë ka disa etni, minoritete që ndërkohë i kërkonin vendeve të tyre peshkopët përkatës si rumunë, maqedonas, grekë, serbe, malazeze… Me ardhjen e tij, të gjitha këto u fashitën. 

Aleksandër Dimroçi: -Ai hapi seminarin e Durrësit për të shërbyer në këtë vend, ne kemi edhe Peshkop Mysliman si Hirësi Joani, Hirësi Andoni, Hirësi Nikolla i Apollonisë dhe Fierit.

Kanonet e kishës e lejonë këtë gjë, por kisha nuk mund të funksionojë pa peshkopë si Kisha Maqedone që e zgjidhi këtë gjë pas 40 vitesh. Kisha Orthodhokse ka rregulla dhe kanone të përcaktuara, e barabartë më kishat e tjera. Kishës nuk i janë kthyer as 1 përqind e  pronave, janë restauruar 160 manastire dhe kisha të vjetra, gjithashtu është siguruar një pavarësi financiare, ekonomike.

Eljan Tanini: -Ka një debat për të cilin flitet nëse Kisha Autoqefale Shqiptare në restaurim ka kopjuar atë greke? Frymëzuar prej tyre, psh ajo Katedrale e Korçës.  

Aleksandër Dimroçi: -Unë nuk jam ekspert, por nuk e kam dëgjuar faktin se kisha jonë ka arkitekturën e saj shqiptare. Katedralja, ajo qendrës së Tiranës, ka rregullat e saj arkitektonike

Tanini: Ajo e Korçës ngjan me ato greke…

Grigor Pelushi: -Për këto gjëra është akuzuar shumë edhe kisha jonë. Njësoj si me Krishtin që gjoja nxiti urrejtje në Perandorinë Romake. Njerëzit janë të lirë për gjërat jo thelbësore. Ne kemi kisha para dhe pas bizantine, por edhe të tjera të kohës sonë. Njerëzit i janë përshtatur  kohës së tyre.

Eljan Tanini: -Vërini kishave tona simbolika shqiponje, bëjini ato kuq e zi!

Grigor Pelushi: - Katedralja e Korçës e ka zbukuruar shumë qytetin, po ashtu edhe në Berat. Kishën tonë e drejton kleri vendas. Klerikët mësojnë edhe në vendin tone. Autoqefalia, ruajtja e gjuhës shqipe janë të rëndësishme. Kryepeskopi sot meshon në shqip, e keni të faktuar. Ikonat nuk janë në greqisht, janë në shqip. Shërbesat e kishës sonë janë në shqip, në shqip kujtohen edhe etërit tanë të kishës. Numri i kishave të restauruara janë me dhjetra dhe qindra.

Ai ka ndërtuar edhe institucione të tjera laike, klinika shëndetësore. 160 kisha, 55 manastire të restauruara, 450 objekte që shkojnë rreth 10 milionë dollar.

Ai është ndër hierarkët e rëndësishëm të Kishës Orthodhokse, Kryepeskopi ka miq nga e gjithë bota. Kisha e Norvegjisë, Danimarka, Suedia kanë dhënë shumë te ardhura për rindërtimin e Kishës sonë. Kisha e Shën Prokopit në Tiranë duhet të kishte stilin e saj unik. Mitropoliti i Malit të Zi është varrosur në Katedralen e Podgoricës, po ashtu edhe në Beograd. Anastas Janullatos sot është 95 vjeç

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim