Anastas Janullatos, Rinia e
hershme në një foto në Afrikë

Anastas Janullatos, Rinia e<br />hershme në një foto në Afrikë
Hirësia e tij gënjeu për Sinodin e Shenjtë, por le të na tregoj bisedën që ka patur me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç

Më 15 Qershor, në meshën e së dielës Kryepeshkopi i Shqipërisë Hirësia e tij Anastasi, shprehu indinjatën rreth shkrimeve dhe mendimeve të lira në mediet për takimin e 1 Qershorit në bekimin e Katedrales “Ngjalljes së Krishtit”. Gjatë meshës z.Anastas deklaroj se: “Ishte një ngjarje unikale nga ana historike. Nuk kishte ndodhur për 20 shekuj qëkur këtu ka ekzistuar kisha...”, pra fjalën e ka se prej 20 Shekuj asnjëherë Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse nuk qenka mbledhur i tëri bashkë.

Kjo është një gënjeshtër e madhe që Kryepeshkopi i Shqipërisë e tha në kishë, në shtëpinë ku përcillen lutjet për ZOTIN. Në një shkrim që kam botuar vetëm disa ditë pas Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, solla fakte të pamohueshme se Sinodi i Shenjtë është takuar disa herë në të tilla raste si në Tetor 2013, në Serbi dhe Mal të Zi. Me shkakun e indinjatës që shprehur z.Anastas Janullatos do të sjellë fakte të tjera ku Sinodi i Shenjtë Ortodoks është mbledhur disa herë i gjithë bashkë.

Takimi më i afërt ka qenë në Stamboll nga 6-9 Marsi 2014. Për disa ditë Patriarku Ekumenik Vartholemeu drejtoj këtë takim disa ditor për programin e kishës ortodokse nga Shtatori i 2014-2016. Në këtë takim si gjithnjë merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e kishave ortodokse të Sinodit të Shenjtë si Patriarku Ikumenit me qendër në Stambollë, Vartholomeu, Patriarku i Jeruzalemit, Theofil i III, Patriarku i Rumanisë, Danieli, Patriarku i Aleksandris, Theodhoros, Patriarku i Serbisë, Irinej, Patriarku i Moskës, Kirilos, Patriarku i Bullgarisë, Neofitos, Patriarku i Gjeorgjisë, Ilias, Kryepeshkopi i Greqisë, Jeronimin, Kryepeshkopi i Qipros, Krisostomin, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, dhe Peshkopi i Varshavës dhe i Polonisë, Sava. Në këtë Kuvend i Sinodit Ortodoks u diskutuan çështje të rëndësishme rreth gjendjes së vështirë të ortodoksëve në Katar, që llogaritet rreth 250 mijë, Siri, Palestinë, Egjipt dhe Liban. Në përfundim të këtij takimi që njihet si Kuvendi i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse të Botës u vendos që Kuvendi i ardhshëm të mbahet në vitin 2016, në Stamboll.

Deri atëherë komisionet e Sinodit të Shenjtë do të takohen në Shtator 2014 për të përfunduar projektet deri në Pashkët e 2015.
Sinodi i Shenjtë i Ortodoksisë Botërore është mbledhur në Kuvende të Përgjithshme fill pasi në krye të Ekumenik të Stambollit u zgjodh Vartholomeo në vitin 1991 dhe me iniciativën e tij për të treguar Unitetin e Kishës Ortodokse Botërore ai thirri Kuvendin e Përgjithshëm të Sinodit të Shenjtë të kësaj kishe në 1992, Stamboll, Shtator të 1995, në Patmo me rastin e 1900 vjet nga zbritja e Joanit (Gjonit), më 30 Shtator të 1998, në Sofie, në Janar 2000, në Jerusalem, me rastin e 2000 vjetorit të lindjes së Krishtit, në Dhjetor 2000, në 2005, 2008 dhe 2011 në Stamboll, etj.

Pra, pretendimet se pas 20 shekuj, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse u mblodh për herë të parë në 1 qershor 2014, në Tiranë është një gënjeshtër e madhe që e tha Kryepeshkopi i Shqipërisë, hirësia e tij Anastasi. Nëse hirësia e tij hedh poshtë me fakte të forta se këto që shkruaj janë gënjeshtra, unë deklaroj publikisht se do të heq dorë përfundimisht nga profesioni im i historianit dhe i publicisti, bile i ofroj shansin Kryepeshkopit të më pagëzoj ortodoksë nëse vërteton deklaratën e tij me fakte. Në të kundërtën le të heshtë njëherë e përgjithmonë për këtë çështje dhe shumë çështje të tjera që kam shkruar në lidhje me personalitetin e hirësisë së tij z.Anastas, sepse historiani i vërtetë nuk bënë marrëveshje në dëm të historisë reale. Para fakteve edhe vetë ZOTI përkulet.

     Në tetor 2013, Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas bëri një vizitë disa ditore në Serbi, ai pati takime edhe me shumë politikanë serb, midis tyre dhe presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Do të ishte me interes që z.Janullatos të deklarohej rreth këtij takimi sepse ne, shqiptarët jemi të interesuar të dimë nëse kryepeshkopi ynë i parashtroj kërkesën presidentit serb Nikoliç për njohjen e Kosovës nga vendi i tij.
 
Foto e rrallë e Hirësisë së tij Anastasi, nxënës gjimnazi më 1947 dhe në Afrikë
 
Anastas Janullatosi lindi më 4 Nëntor 1929 në Pire të Athinës dhe emri prindëror ishte Tasos Gjerasimos Janullatos. Ai ka qenë nxënë i gjimnazit për meshkuj në Athinë të cilën e mbaroj më 1947. Për lexuesit po sjellë një foto shumë të rrallë të klasës së gjimnazit të z.Janullatos i cili është i pari lart, djathtas.

     Në këtë shkollë kanë studiuar edhe shumë figura të njohur të Greqisë si piktori Alekos Fasianos, gazetari dhe poeti Lefteris Papadhopulos, aktori Trifon Karazhas, ish-ministri Dhimitris Repas, regjizori i njohur Theothoros Angjelopulos, etj.
Dihet që z.Janullatos disa vite ka shërbyer si misionar i kishës ortodokse edhe në disa vende të Afrikës, por për fat të keq asnjëherë nuk u botua një foto e tij me besimtarët afrikan, prandaj ne sot do të botojmë edhe një foto me këta besimtar.

janullatos




















janullatos

















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike