Trajneri i ekipit të PSG, Karlo Anceloti u shpreh I kënaqur me lojën e ekipit të tij përballë ekipit të Barcelonës në barazimin 2-2, por foli me tone të ashpra për arbitrin e ndeshjes, i cili sipas italianit dha një penallti dhuratë ekipit të katalanasve.
“Të gjithë e dimë që Sancezit i pëlqen që të rrëzohet dhe të njëjtën gjë bëri edhe me ne.
Ai i kërkoi vetë këmbët e portierit qëllimisht, arbitri nuk e dha me të drejtë penalltinë.
Megjithatë shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit, edhe pse shumë pak ekipe kanë arritur që të fitojnë në ‘Camp Nou’’ përfundon Anceloti.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com