Carlo Ancelotti ka deklaruar edhe një herë dashurinë e tij për Real Madridin duke këmbëngulur se ai është në “klubin më të mirë në botë”. 63-vjeçari – i cili më parë ka drejtuar klube si AC Milan, Chelsea , Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ka thënë gjithashtu se do të ishte “e pamundur” të menaxhonte Barcelonën për shkak të dashurisë së tij për Real Madridin.
Duke folur përpara ndeshjes në shtëpi të Real Madridit me Villarrealin, Ancelotti tha kur u pyet nëse mund të ndërronte rolet me Xavi tha se do të ishte e pamundur që ai të ishte trajner i Barcelonës:
“Për mua është e pamundur të jem trajner i Barcelonës. Unë nuk do të ndryshoja. Duhet të respektosh historinë personale dhe të klubit. Nuk do të ndryshoja për askënd sepse ndihem shumë rehat këtu, ku njerëzit më duan shumë. Është klubi më i mirë në botë.
Sezoni është shumë i gjallë, do të luajmë finalen e katërt. Jemi të kënaqur, por duam ta mbyllim mirë sezonin. Ne kemi vetëm katër pikë më pak në La Liga se vitin e kaluar. Barcelona ka shumë më tepër. Të gjithë mendojnë se ne nuk mendojmë për ligën dhe mendojmë për të, ato ndeshje ndihmojnë që të kemi një dinamikë dhe atmosferë të mirë dhe derisa dinamika të mos na dënojë, ne do të vazhdojmë”.
Real Madrid shkon në sfidën e kësaj fundjave në La Liga me 12 pikë prapa liderit Barcelona.