Carlo Ancelotti u ka thënë drejtuesve të PSG-së se dëshiron të largohet nga drejtimi i skuadrës për t'u ulur në pankinën e Realit të Madridit. Vendimi është marrë pas një takimi që është zhvilluar të dielën në Paris mes trajnerit Italian, presidentit të skuadrës dhe drejtorit sportiv Leonardo. Ky i fundit ka konfirmuar dëshirën e Ancelotti-t për t’i thënë lamtumitë skuadrës franceze për të shkuar tek Reali i Madridit.

Lëvizjet në pankina pritet të jenë të shumta në skuadrat më të forta në Europë të cilat do ndryshojnë timonier.Tashmë skenarët janë të ditur dhe pritet të zyrtarizohen shumë shpejt.Ancelotti do ulet në pankinën e Realit dhe Mourinho do rikthehet në dfrejtimin e Chelseat.

Gjithsesi ëndrra e italianit po has vështirësi.Presidenti Al Kelaifi pasi ka konfirmuar dëshirën e Ancelotit për tu larguar nga Paris sën Zhërmen dhe për të shkuar tek

Reali ka sqaruar se trajneri Italian ka një kontratë me skuadrën franceze të cilën duhet ta zbatojë.”Carlo na ka kërkuar të largohet për tu zhvendosur në Madrid por ne nuk mund ta kënaqim” ka thënë sheiku. Por pavarësisht vështirësive duket se tashmë fati i trajnerëve është I shënuar.Ancelotti te Real Madrid dhe Mourinho te Chelsea.

Redaksia online
(ar.sh/a.k/shqiptarja.com)