Real Madrid ka njoftuar se Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri. Tekniku italian do të drejtojë ekipin deri në vitin 2016 dhe do të prezantohet ditën e mërkurë.

Ancelotti vjen pas eksperiencës së suksesshme tek Paris Saint Germain ku fitoi kampionatin francez. Në Madrid,

Anceloti do të zëvendësojë trajnerin portugez, Hose Murinjo, i cili u largua në drejtim të ekipit të Çelsit. PSG ka zëvendësuar

Carlo Ancelottin me trajnerin francez Laurent Blanc, i cili ka drejtuar më parë kombëtaren e Francës, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.



d.b/shqiptarja.com