Napoli dhe sidomos Carlo Anchelotti po tentojnë në të gjithë mënyrat për të bindur futbollistin Pepe për të kaluar në Itali. Sipas ‘Gazzetta dello Sport”, trajneri Italian i Napolit, ka telefonuar personalisht 22-vjeçarin për t’iu bashkuar ekipit që drejtohet nga ai.
Duket një situatë e ngjashme me atë të James Rodriguez, i cili tashmë duket i destianuar për të qëndruar te Reali pas lëndimit në ligament të Asensio-s. Gjithsesi edhe për Pepe-n është shumë e vështirë, pasi Lille kërkon 80 mln euro për lojtarin nga Bregu i Fildisht.
Napoli sipas këtij burimi po tenton ta ulë disi çmimin duke përfshirë në marrëveshje futbollistin Ounas, shumë të pëlqyer nga Lille. Të kaltërit e vlerësojnë 20 mln euro lojtarin, por problem qëndron se gara është e ashpër për Pepe pasi Arsenal është gati të paguajë këtë shifër.
Klubi anglez ndërkohë e kënaq lojtarin edhe me ofertën personale, por epërsia e Napolit në këtë rast është se i ofron mundësinë futbollistit për të luajtur në Champions League.