Andre Ordion, 5 fletoret ku rrëfehen
të fshehtat e kufijve të Shqipërisë

Andre Ordion, 5 fletoret ku rrëfehen<br />të fshehtat e kufijve të Shqipërisë
Libri “Një oficer francez në Ballkan 1917-1925„ Vëllimi I, Shqipëria dhe Maqedonia, shkrime të kolonelit Andre Ordioni, përgatitur nga nipi i tij Domenique Daguy des Deserts, botuar nga Shtëpia botuese “Papirus“, i sjell lexuesit të gjerë dorëshkrimet e tij. Ato ndriçojnë aspekte të veprimtarisë së Kolonelit në caktimit e kujfijve politikë të shtetit shqiptar kryesisht në Shën Naum dhe në Vermosh, duke dhënë qëndrime për një etapë të veçantë të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha dhe Francën në veçanti, për Shqipërinë dhe fqinjët e saj ish-Jugosllavinë, e cila u krijua  si Mbretëria e sërbëve, kroatëve dhe sllovenëve në mbarim të konfliktit botëror, më 1 dhjetor të vitit 1918, Greqinë dhe Maqedoninë.

Jean Andre Ordioni u lind në Korte të ishullit të Korsikës, ishte një ushtarak me kulturë të gjerë klasike dhe ushtarake, njohës i disa gjuhëve të huaja, i italishtes dhe latinishtes,  Komandant i Legjionit të Nderit dhe mbajtës i Kryqit të Luftës të viteve 1914-1918. Kolonel Ordioni mori dhe komandën e Korçës me 11 nëntor 1917, luftoi kundër trupave austriake deri në gusht të 1918, dhe nga ky vit e deri në janar të 1919 ushtroi funksionet e administratorit të Korçës dhe  Pogradecit dhe të komunave shqiptare që ishin nën pushtimin francez. Nga prilli i vitit 1923 e deri më gusht të 1926 kreu detyrën e antarit të komisionit të kufijve në Shqipëri.

Në dorëshkrimet e botuara përshkruhen ngjarje në aspektin politik, ushtarak dhe diplomatik të periudhës së Luftës së Parë Botërore e më pas. Publikimi i tyre, faktet dhe përshkrimet që sjellin, krijojnë një vazhdimësi të njohurive historike për studiuesit, historianët, dhe studentët. Vlera e tyre rritet më shumë pasi ato kanë lidhje me një  pjesë të historisë sonë kombëtare, ngjarje të cilat Kolonel Ordioni i jetoi dhe veproi në zgjidhjen e tyre në mbështetje të çështjes sonë, por dhe në shërbim dhe mbrojtje të politikave të qeverisë së tij për të cilat ishte ngarkuar të vepronte në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit gjatë Luftës së Parë Botërore.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit