Andrea Marko në “Botërori +”: Anglia nuk bëri gjë, Southgate dështoi

Andrea Marko në “Botërori +”: Anglia nuk bëri gjë, Southgate dështoi

Andrea Marko në emisionin Botërori + në Report Tv

Shumë kritik është Andrea Marko, specialisti i futbollit në “Botërori +” në Report Tv, ndaj lojës së Anglisë në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, ku ballkanasit fituan 2-1 dhe kaluan në finale të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Anglia shënoi golin nga goditja standarte dhe më pas nuk bëri asgjë. Ca topa të gjatë pa adresë dhe pa rrezik për kroatët, që i imponuan lojën e tyre, sidomos në pjesën e dytë dhe në shtesë.

Trajneri Southgate dështoi dhe nuk ndryshoi asgjë në lojë, edhe kur pësoi dy herë. Edhe në kohën shtesë, ku kishte 11 minuta lojë, dhe nuk ishin pak, Anglia asnjëherë nuk rrezikoi seriozisht për të barazuar. Po të kishte qenë skuadër tjetër, nuk do të lodhej së sulmuari, pastaj goli është dhe çështje fati. Por Anglia nuk shkoi as te fati.

Andrea Marko, ekspert

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja