Specialisti i futbollit Andrea Marko, analisti i Kupës së Botës në emisionin “Botërori +”, ka vënë theksin te portierët, ku tashmë kanë një rol përcaktues dhe dita e djeshme e dëshmoi më mirë…
Jemi në një fazë ku një gabim të nxjerr jashtë. Ndaj skuadrat përgatiten për gjithçka, ku rol përcaktues kanë edhe portierët. E kemi thënë që gabimi i portierit është faj. Tani, në fazën me eliminimin direkt, përgjegjësia e portierëve rritet akoma më shumë.
Trajnerët shkojnë deri aty sa të mendojnë edhe penalltitë dhe këtu hyjnë në rolin kryesor portierët. Trajneri gjen alibi, ndërsa portieri mund të shpallet heroi i ndeshjes, siç i ndodhi Subasiç të Kroacisë.Andrea Marko.