Android nis t’i ngjasojë iPhone X, por fansat bëjnë çudinë

Android nis t’i ngjasojë iPhone X, por fansat bëjnë çudinë

Foto ilustruese

Android pavarësisht ka sjellë versione dhe update të reja tek përdoruesit e sistemit të operimit, nuk ka sjellë shumë ndryshime thelbësore. Sidomos në sistemin e navigimit në internet, ndryshimet kanë qenë të vogla.

Kur iPhone X doli në treg, mënyra e re e navigimit megjithëse u mendua se nuk do të pëlqehej, pati një sukses të shpejtë.

Fansat e Android nuk e braktisin sistemin e tyre e megjithëse i qëndrojnë besnikë, kërkojnë risi të tilla si iOS.

Oneplus është kompania e parë që dëgjoi kërkesat e fansave duke zhvilluar një sistem navigimi që ngjan me atë të iPhone X.

Google ka konfirmuar që Android P do të jetë mjaft i ngjashëm me iOS dhe kjo vetëm falë kërkesave të fansave.

Po ashtu multitasking do të jetë thuajse i njëjtë tani, por ama jo aq fluid saç do të donim ne entuziastët.

Nëse keni dëshirë për të modifikuar që tani sistemin tuaj, XDA Navigation Gestures është një opsion që duhet konsideruar, por procesi është mjaft i ndërlikuar dhe ka rrezik për të dëmtuar imazhin e sistemit.

Nëse e provoni, thjesht mos e bëni testin në smartphonin tuaj kryesor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin