Anëtarësimi në BE kushton shumë! Studimi: 43% e kompanive shqiptare skeptike për përballimin e kostove, vështirësi përshtatja me tregun dhe konkurrenca

Anëtarësimi në BE kushton shumë! Studimi: 43% e kompanive shqiptare skeptike për përballimin e kostove, vështirësi përshtatja me tregun dhe konkurrenca

Një studim i kryer nga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), mbi projektin “Mbështetje për Negociatat e Anëtarësimit në kapitujt ekonomik te Legjislacionit Evropian“,i financuar nga Qeveria Gjermane, dhe zbatuar nga GIZ ka nxjerrë në pah qëndrimet e kompanive shqiptare mbi integrimin e vendit.

188 kompani janë pyetur, mbi pritshmëritë e integrimit, kostot dhe përfitimet që do të kenë në aktivitetin e tyre.

47% e bizneseve të pyetura thonë se kostoja kryesore e kompanisë së tyre në rast anëtarësimi në BE do të jetë përshtatja me rregulloret dhe standardet e BE. Ndjekur nga presioni dhe konkurrenca e produkteve evropiane me 28%, më pas është sfida në investime në teknologji të reja me 16% dhe 9% e kompanive kanë si kosto rritjen e shpenzimeve.

Në rast se anëtarësohemi në BE, 45% e bizneseve thonë se përfitimet afatgjata do i tejkalojnë kostot, ndërsa 17% shprehen skeptik, dhe pohojnë se kostot do jenë mbi përfitimet. Nga ana tjetër 43% e ndërmarrjeve janë skeptike nëse do mund ti përballonin kostot që do u krijoheshin pa mbështetje, ndërkohë që 19 % janë të bindur që nuk mund ti përballojnë të vetëm kostot e reja. Sipas studimit vetëm 38 % e kompanive mund të përballojnë kostot.

Sa i takon sektorëve më të favorshëm për të përfituar, perceptimi i kompanive të pyetura është që nga anëtarësimi në BE sektori që do të përfitoj më shumë është turizmi 33%, ndjekur nga bujqësia mendojnë 31% e kompanive të pyetura, më pas 28% janë për prodhimin industrial dhe vetëm 8% janë për shërbimet.

Sipas kompanive të pyetura përfitimi më i madh i tyre do të jetë sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë ligjore, këtë e mendojnë 34% e kompanive. Më pas 31% e kompanive thonë se do të ketë rritje të xhiros dhe të eksporteve, 24% shprehen se do të ketë rritje të cilësisë së produktit dhe 11% e kompanive shprehen se do të ketë ulje të kostove të prodhimit.

Por kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE?

48% e kompanive të pyetura mendojnë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, më pas janë 25% kompanive që thonë pas viti 2040 dhe 27% pohojnë pas vitit 2040. Si pengesën kryesore për anëtarësimin e vendit, bizneset shohin institucionet e dobëta të Shqipërisë. Janë 34% e të pyeturve që ndajnë këtë mendim, ndjekur nga kultura politike me 32%, ekonomia dhe standardet e dobëta 30% e të pyeturve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë