Anëtarësimi në BE, Suedia kritikon Turqinë për bllokimin

Anëtarësimi në BE, Suedia kritikon Turqinë për bllokimin

Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rusia mund të sulmojë edhe vende të tjera fqinje, Suedia ushtarakisht neutrale ka paraqitur një kërkesë të përbashkët për anëtarësim në NATO me Finlandën. Kërkesa është paraqitur në maj të vitit 2022 dhe prej atëherë, ky vend po përpiqet të zbusë bllokadën e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sipas kryeministrit suedez Ulf Kristersson, Ankaraja ka bërë disa kërkesa të cilat janë duke penguar anëtarësimin e shpejtë të Suedisë në NATO. "Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që i kemi premtuar", tha Kristersson në një konferencë të sigurisë dhe mbrojtjes në Sälen, në Suedinë perëndimore, të dielën. "Por ata gjithashtu thonë se kanë kërkesa që ne nuk mund dhe nuk duam t'i përmbushim. Dhe tani vendimi i takon Turqisë." Ai mbetet i bindur se Turqia do të pranojë pranimin e Suedisë. "Por ne thjesht nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo."

Turqia si anëtare e NATO-spo bllokon pranimin e vendeve nordike në këtë aleancë, duke përmendur ndër të tjera edhe mbështetjen e supozuar të Suedisë për "organizatat terroriste", si Partia e ndaluar Punëtore Kurde (PKK). Vendi kishte bërë një sërë kërkesash si kusht për ratifikimin e të ashtuquajturave protokolle të anëtarësimit. Ndër të tjera, Turqia kërkon një luftë më të fortë kundër "terrorizmit” dhe ekstradimin e dhjetëra personave. Pak para Krishtlindjeve, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se zbatimi i marrëveshjeve "nuk është madje as në gjysmë të rrugës".

Stoltenberg pret anëtarësimin gjatë vitit 2023

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh optimist në margjinat e konferencës së sigurisë në Suedi. Ai pret që Suedia dhe Finlanda t'i bashkohen NATO-s në vitin 2023. Të dy vendet janë "përkushtuar qartë për bashkëpunim afatgjatë me Turqinë", tha Stoltenberg. Prandaj, "tash ka ardhur koha të përfundojmë procesin e anëtarësimit dhe të ratifikojmë protokolin e anëtarësimit".

I pyetur për një datë të mundshme pranimi, ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha në takim se vendi i tij do të donte të anëtarësohej në të njëjtën kohë me Suedinë. Finlanda "nuk është duke u ngutur". Ajo do të presë derisa edhe Suedia të marrë dritën jeshile për anëtarësim të përbashkët në NATO./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë