TIRANË- Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk raportuan të hënën, siç ishte parashikuar, në Komisionin e Ekonomisë lidhur me vjedhjen e 713 milionë euro në Thesarin e Bankës, pasi një pjesë e tyre tashmë kanë dëshmuar në Prokurori dhe dëshmia e tyre mund të cënonte sekretin e hetimit.
Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, Ermelinda Meksi dhe Adrian Civici parashikohej të paraqiteshin sot para deputetëve të komisionit, por znj. Meksi në një shkresë dërguar Kuvendit sqaron se nuk mund të raportojë, pasi ka dëshmuar në prokurori dhe dëshmia e saj në komision cënon sekretin e hetimit duke e implikuar atë, referuar edhe Kodit Penal.
Në nisje të punimeve të Komisionit të Ekonomisë, Kryetari Erjon Braçe tha se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e komisionit, pasi anëtarët e Këshillit janë thirrur për të dëshmuar në prokurori.
4 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, Elisabeta Gjoni (Guvernatore e komanduar e BSH-së), Adrian Civici, Dhori Kule dhe Petraq Milo do të dëshmojnë sot përpara Prokurorisë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë sot Bankën e Shqipërisë, ku do të takojë guvernatoren në detyrë, Elisabeta Gjoni dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës.
Kryeministri Rama ka takuar Presidentin Nishani dhe disa prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar, si edhe me domosdoshmërinë e vazhdimit të funksionimit normal të institucionit, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani. Kryeministri ka shprehur besimin e tij të plotë se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë, më e sigurtë dhe më transparente nga ky proces i vështirë, por i shëndetshëm ndryshimi, në një kohë kur sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme.
Policia e Shtetit ka arrestuar te premten në mbrëmje Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Fullani akuzohet për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve, të zbuluar pak javë më parë./ATSH/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 3734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në Dardhë, lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore
30 Nëntor, 22:09
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor, 21:55
-
Berisha: Kam dokumente të lidhjes së bandave me politikën e drejtësinë! Sulmon Dumanin: Kreu i SPAK fle mbi dosjet e krimit
30 Nëntor, 21:46
-
Shqipëria 'lahet në ar', Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri fitojnë në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë në Rumani
30 Nëntor, 21:46
-
Nis dhe në qytet, pamje spektakolare nga flokët e dëborës në Korçë
30 Nëntor, 21:35
-
Jakin Marena: Pakti ‘toksik’ Kurti-Vuçiç që prodhon kriza, vota e pushtet
30 Nëntor, 21:33
-
Siri/ Presidenti Assad: Do t'i mposhtim terroristët
30 Nëntor, 21:27
-
Ylli Pata: Impakti politik i zbritjes së Berishës nga kati i tetë
30 Nëntor, 21:15
-
VIDEO/ Arsenali futet në histori, mposht 2-5 West Hamin dhe merr vendin e dytë! Shtatë golat në pjesën e parë
30 Nëntor, 21:03
-
'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
30 Nëntor, 21:02
-
Shpërthimi në Zubin Patok, Shqiperia i jep Kosovës energji elektrike
30 Nëntor, 20:54
-
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, MSH: Uji që kalon në të nuk është i pijshëm
30 Nëntor, 20:49