Anëtari i bandës Kateshit 
jeton i lirë në Britani
Kush ishte banda e Tan Kateshit

Anëtari i bandës Kateshit <br />jeton i lirë në Britani<br />Kush ishte banda e Tan Kateshit
LONDER- Ndriçim Sadushi, njëri prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit në Elbasan vazhdon të jetojë i lirë në Britani ndonëse është në listën e 14 personave më të kërkuar nga Scotland Yard, policia britanike. 41 vjeçari ka arritur ti shpëtojë duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false.

Mediat britanike e cilësojnë si një prej njerëve më të rrezikshëm të krimit në Europën lindore dhe shkruajnë se prej më shumë se 10 vitesh vazhdon të fshihet në Britani. 

41 vjeçari ka përdorur të paktën gjashtë emra të rremë gjatë qëndrimit të tij që në Angli, që nga koha e arratisjes nga Shqipëria ku është dënuar me burg për jetë për të paktën 3 vrasje.

I vetmi mjet idenfikimi për policinë është një fotografi e Ndricim Sadushit të shpërndarë nëpërmjet Interpolit. Sadushi përfshihet në listën e 14 personave më të kërkuar në Britani për vrasje, grabitje. Policia britanike ka mësuar se ai fshihej mes Londrës dhe Merseyside, por përpjekjet për ta gjetur nuk kanë rezultuat.

Agjencia e kufirit në Britaninë e Madhe deklaron se nuk Sadushi nuk është regjistruar për azil dhe besohet se ka hyrë në Britani në mëntrë ilegale në vitin 2000. Drejtori i zyrës së ekstradimit Murray Duffin thotë se kanë vënë në dispozicion të gjitha burimet për arrestimin e shqiptarit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal