'Anëtari i bandës së Elbasanit komunikoi me Ballën', Berisha: I kërkuan Taos arrestimin e kundërshtarëve dhe si garanci mori vota në 2021

Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku ishte në zbatim të masës detyrim paraqitje, hodhi akuza ndaj Taulant Ballës, se ka ndikuar në vitin 2021 në sistemin e drejtësisë.

Sipas një dokumenti që kishte me vete, Berisha thotë se Balla ndikoi të arrestoheshin Çapjat në mars të 2021, para zgjedhjeve. 

'Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre.Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg?Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju? Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.

Tani, komenti tjetër. Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan. Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet, dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat.

Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë.
Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda.
Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale.
Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata.
Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj.', thotë Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën

Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën