Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bejko: Berisha grusht shteti brenda PD, kërkon ta kthejë partinë në bunker! Sot përdori gjuhë të frikshme, Basha të ruhet prej tij

Sulmet e ish kryeministrit Sali Berisha sot nga Fieri, kundrejt kreut të PD Lulzim Basha, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko i ka cilësuar të frikshme. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Bejko deklaroi se Basha duhet të fillojë të ruhet nga Berisha dhe jo vetëm ai, por kushdo që i del kundër.

“Gjuha e përdorur sot nga Berisha është e frikshme dhe Basha sot duhet të ruhet. Me atë agresivitet që ka përndorur ndaj Bashës me atë intonacion dhe atë mimikë unë them se Basha duhet të ruhet. Jo vetëm Basha kushdo që guxon ta sfidojë duhet të ruhet”, tha Bejko.

Berisha tha Bejko është përkeqësuar dhe s’e përtyp dot faktin që t’ia marrin partinë, të cilën sipas tij e konsideron pronë të vetën. Gjithë situatën e krijuar në PD pas përjashtimit të Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e quan një grusht shtetit që po i bëhet PD. Ish-kryeministri tha Bejko, do ta përdorë PD si mbrojtje personale kundrejt amerikës, duke e kthyer në bunker.

“Sjam i surprizuar nga gjuha e Berishës sot. Kthehem te ajo që tha Meta se Berisha sa më i vjetër aq më demokrat bëhet. Sot vura re që jo vetëm që nuk është përmirësuar por është përkeqësuar. Berisha nuk është i sinqertë dhe ka filluar të krijojë një marrëdhënie populiste brenda PD. Si duke kanë pas  bërë një pakt me Bashën të 2 deri në vdekje, si duket Basha si ka qëndruar në këtë pakt pasi Berisha ka thënë do e marrë partinë me vete deri në vdekje. Berisha bëri sehir kur u larguan të gjithë e vuri në krye të PD Bashën me një garë të pandershme me Sokol Olldashin. Berisha nuk ka ikur nga PD, por ai se përtyp dot faktin që tja marrin partinë pasi e konsideron pronë të vetën.

Demokratët të mërzitur nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit. U lodhën 8 vjet në aksione politike të papara dhe kanë ardhur këtu sepse ishin 2 kryetarë, Berisha dhe Basha. Ata që janë vënë në listë janë vënë nga Berisha sepse ka dashur që ti kishte pikërisht për një ditë si kjo e sotmja. Këtë unë e quaj grusht shteti brenda PD. E njohu kryetarin, i certifikoi zgjedhjet. Kur kandidatët e tjerë i kërkuan ndihmë ky heshti. Nuk është hera e parë që Berisha ka qenë në pozicione të vështira me SHBA. Ai do ta marrë partinë për mbrojtje personale. Kur e shpallën non grata tha se sdo e përfshij partinë, të gjithë menduam se do bëhet racional dhe do i vërë shkelmin, por tani ndryshoi qëndrim dhe kërkon që partinë ta marrë me vete e ta kthejë në bunker tu tregojë amerikane që unë jam këtu e kam pushtet”.

Sali Berisha zhvilloi sot në Fier ‘Foltoren’ e dytë me sipmatizantët dhe demokratët për rrëzimin e Bashës. Nga atje i bëri thirrje Bashës që “të lërë mandatin dhe të ikë andej nga erdhi”. Duke e cilësuar si liderin që i ka bërë më shumë dëm një partie se askush tjetër, Berisha tha se pabesia dhe mungesa e parimeve morale të Bashës po dëmtojnë PD dhe demokratët. Sulmet Berisha nuk i ka kursyer as për kryeministrin Rama. Duke e bërë përgjegjës për situatën e krijuar në PD, Berisha tha se Rama ka marrë peng Bashën për t’i futur thikë pas shpine partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Opinionisti Meçaj: Basha dhe Berisha janë të dy anti-Amerikanë

“Berisha-Basha kush është anti-Amerikan?”, kjo është tema e diskutimit në emisionin “Repolitix” në Report Tv ditën e sotme.

I ftuar në studio, opinionisti Arben Meçaj tha se të dy, Basha dhe Berisha janë anti-Amerikanë, ndërsa e ka shpjeguar dhe përse i quan të tillë.

“Basha dhe Berisha janë të dy anti amerikanë. Amerika ka disa parime themelore sot dhe që është prezent në botë mbi këto parime, siguria demokracia, korrupsioni. Mbi këto parime ajo fillon dhe të etiketon. Në momentin që ti je strukturë që cënon sigurinë botërore... kur ti cënon sigurinë ajo fillon një politikë që më pas edhe të vendos sanksione”, tha Meçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 22/09/2021 09:40

    Ore po ca ka mbire keshtu kjo puna e amerikanizmit. Pro apo kunder. Po kujt i plas more. Pro e kunder e dine vete amerikanet. Ne vend te merren me Shqiperine dhe si te behet e begate, nje e dy dhe Amerika. Po mire qe qenkeni psikopate por si duket jeni te lindur se ska mundesi. Ceshte ky muabet, ca do vrisni njerzit si qemoti, pse jane kunder idese, teorise a politikes se tjetrit, individ, grup apo shtet e jo shtet? Pike e zeze! U dhjefsha me gjithe amerikanizem kur skeni as mend e as breke ne bythe.

    Përgjigju
  • Foni: 22/09/2021 04:22

    O sali krimineli ...po ti vrave olldashin per lulin...tani edhe luli te DOLI I keq....habitem sesi I vene nga mbrapa disa te tredhour nga trute ne fier. ..ti mor sali halja bashke me lulin te dy e keni vendin ne guantanamo....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë