Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri  dhe sh-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi gjatë qeverisjes së Sali Berishës thonë se fajtor për qëndrimet e PD të cilat po sjellin shkatërrimin e saj është kryedemokrati Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD i përmbys sloganin Bashës: Me ty humbasin të gjithë

1561705727_1529096841bashadhekulluri.jpg

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri pak para 30 qershorit ka kritikuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha. Kulluri thotë se me Bashën kanë humbur të gjithë duke nisur që nga deputetët që siç thotë ai, i solli nga dritarja e partisë e deri te ndërkombëtarët që e mbështesin si 'ylli i ri i politikës'.

"Sllogani “Me ne fitojne te gjithe” u shnderrua ne nje dekade ne “me mua humbin te gjithe”!

Me ty Lulzim humbin qytetaret pa parti qe qeverisen ende nga Edi Rama! Me ty LulzIm po humbin demokratet shpresen se do ti sjellesh ne pushtet! Me ty Lulzim humben bashkite qe u fituan me aq mund ne 2015 pas humbjes se 2013! Me ty humben ata qe i le jashte parlamentit dhe partise nga 2014 e me pas! Me ty humben ata qe te mbeshteten per tu bere kryetar dhe i preve ne bese! Me ty humben ata qe nuk te votuan ne 2013 dhe i trajtove si kundershtare ne parti! Me ty humben mandatet e deputetit ata qe qe i solle nga dritarja e partise dhe i nxorre nga dera e parlamentit! Me ty humben aleatet qe i le jashte zgjedhjeve ne 2017 dhe tani sorrollaten kuturu me “permbysjen iluziore te qeverise”!

Me ty humben nderkombetaret qe te mbeshtesnin si “yllin e ri te politikes”! Ne 15 vite politike hyre, punove dhe e mbylle si “njesh per te qene dysh”! Por ti mos e jep doreheqjen pasi humbe cdo objektiv qe i vure opozites, se pa ty opozita mund edhe mund te fitoje! Jo, ose do humbet gjithcka dhe te gjithe ose nuk ka rruge tjeter!", shkruan Kulluri.

Ora 10:54
Ish-zv. ministrja e PD në kohën e Berishës: Basha e ktheu partinë në organizatë të dhunshme ne sy të SHBA! 1 korrik do jetë vonë

1561707243_editharxhisaliberisha.jpg

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi gjatë qeverisjes së Sali Berishës si kryeministër i vendit, deklaron se fajtor për shkatërrimin e PD e cila sot cilësohet si një organizatë e dhunshme nga SHBA, është fakti është që kryetari i saj Lulzim Basha nuk u bë kurrë lider. Ajo thotë se demokratët duhet të ngrihen dhe të mos shohin si po ndodh shkatërrimi i tyre jo vetëm nga një kryeministër i marrë por edhe një ngë kryetar i padenjë.

 “PD organizate e dhunshme? Kurre nuk ka ndodhur dicka e tille madje edhe ne ditet me te veshtira per PD dhe vendin, qe Partia qe solli pluralizmin ne Shqiperi te mund te futet ne kete liste te SHBA. Paska qene projekt i madh ky per shkaterrimin e PD.

Fajtor kryesor per shkaterrimin e PD eshte kryetari qe s’u be kurre lider. Por fajtor jemi edhe ne qe e lame te bente me investimin tone sikur te ishte malli i tij. Ne u ngritem kunder dikatures me mbeshtetjen e USA ndersa  sot PD u rrenua e bashke me te vendi!

Ju bej thirrje gjithe demokrateve te mos shohin se si po ndodh shkaterrimi i tyre nga nje Kryeminister i marre dhe nje kryetar i padenje, por te ngrihen dhe ti bejne balle ketij kurthi e te ringrejne shpresen tek shqiptaret. 1 korrik do te jete vone!",shkruan Harxhi.

Postimi i Edit Harxhit