Anëtarja e Rithemelimit paralajmëron trazira: Do jetë protestë, jo sfilatë mode! Duhet të hidhen gurë ndaj kryeministrisë

Anëtarja e kryesisë së Rithemelimit, Adriana Kalaja në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, ka paralajmëruar trazira në protestën që opozita pritet të mbajë ditën e nesërme para kryeministrisë.

Kalaja tha se duhet të ketë reagim në protestë, për të shprehur mllefin që sipas saj qytetarët kanë ndaj qeverisjes aktuale. Duke quajtur veprim spontan ‘hedhjen e gurëve’ ndaj kryeministrisë, anëtarja e Rithemelimit i quajti reagime të tilla normale në një protestë.

"Nesër nuk është as fillimi dhe as mbarimi. Nesër ky pushtet do ndjejë tronditje. Skenar dhune nuk ka sepse PD nuk është parti as organizatë terroriste por ajo është një protestë ku njerëzit do vijnë, janë të mllefosur që nuk kanë as darkë në shtëpi për t’u ofruar fëmijëve dhe reagimi i tyre mund të jetë shumë spontan. Edhe unë në fakt, personalisht e pranoj një reagim sepse aty nuk është sfilatë mode, është protestë. Edhe nëse hidhet ndonjë gur drejt kryeministrisë, për të treguar mllefin dhe urrejtjen sesi po shfarroset Shqipëria, duhet të ketë pra veprime të tilla”- u shpreh Kalaja.

Ndërkohë, Arian Galdini kreu i një prej partive opozitare ‘Lëvizja e Re’, njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e nesërme pavarësisht ftesës së bërë nga Kalaja në emision.

Ndërsa gazetari, Poli Hoxha tha se nuk i pëlqente një protestë e tillë të cilën e konsideroi si ‘artificiale’ pasi nuk organizohet nga qytetarët si në shtetet e tjera, por nga partitë politike.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SONA: 20/02/2024 11:28

    ik mi Nafie do hedhesh gure ti ne kryeministri...po hidhi dhe ti gure .PO mos nxirrni fukarenjte e popullin dele te bej pislliqet qe ju te zini karriget per 50 vjet///////////mos u digj kot dhe ti se USA esht pak e forte

    Përgjigju
  • Po mor po: 20/02/2024 07:45

    Hidh ti gurë e para se ti do pushtet. Të tjerët shikojnë punën.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/02/2024 03:41

    Adriana Kalaja eshte gati per dyluftim trup me trup. Kete e tregon me se miri stili i flokeve qe ka .Komlesh .

    Përgjigju
  • Murat: 19/02/2024 22:47

    Nuk i perkas asnje partie. Zonja qe propagandon dhunen eshte jashte normalitetit. Krye ministria eshte e popullit dhe jo e partive politike. Do te ju kshilloja qe protesta te behet dhe te jete e moderuar europiane, shume paqesore dhe te paraqitni dhe programin tuaj si opozitare. Ne te kunderten individet qe shkelin ligjin te ndalohen dhe rithemelimi te shpallet organizate terroriste ku ne emer te demokracise perdore dhunen, vendim qe duhet ta jape vetem drejtesia e re qe Po funksionon normalisht. Nuk ka pushtet me dhune, ai ndryshohet vetem me vote .Te gjithe te punojme per nje shoqeri demokratike duke respektuar ligjet e kushtetuten, dhuna eshte mentalitet i nje shoqerie te prapambetur. Besoj te demokratet e vertete qe protesten do e realizojne konforme ligjeve ne fuqi. Fm

    Përgjigju
  • Zari: 19/02/2024 22:09

    Prap doli kjo plaka

    Përgjigju
  • Linda: 19/02/2024 21:52

    Grupi i organizuar terrorist i mire paguar nga familja Berisha dhe udhehequr nga ca funderrina dhe plehra te shoqeris shqiptare si Bardhi,Noka,shtriga Kalaja dhe shume terrorist te tjere po mundohen te fshehin aktivitetin e tyre ne emer te popullit.Ato gure qe duan te hedhin ju rafshin mu ne koke te tyre.Ne cdo degad Shqiperia i pelqen apo jo duhet te vuaj trazirat e gjakpiresit te popullit shqiptar shtazes me fytyr njeriu Berisha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni