Angela Martini ndahet nga i dashuri

Angela Martini ndahet nga i dashuri
Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini është ndarë nga multimilioneri Tim Voegele pas disa muajsh lidhje.

Pushimet në San Tropez i kishin filluar bukur dhe javën e kaluar pamë disa foto të Angelës ku dukej mjaft në formë dhe e lumtur.

Angela Martini dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planfikuar të kalonin disa ditë të lumtura në Cote d’Azur, por magjia ka marrë fund shumë shpejt për çiftin.

Do të mjaftonin vetëm “20 minuta” që Tim dhe Angela t’i jepnin fund lidhjes së tyre këtë javë.



Në një drake romantike në St.Tropes çifti është pare duke u grinder me zë të lartë.

Martini dhe Voegel kanë braktisur mbrëmjen romantike që kishin planifikuar.

Se çfarë ndodhi më pas, askush nuk di ta thotë, përveç faktit që menjëherë pas kësaj, Angela ishte parë të shtunën përsëri në shtëpinë e saj në Nju Jork.

Madje këtë gjë ajo e ka ndarë edhe me miqtë në Facebook, ku tregon pamje nga shëpia e saj.

Ndarjen e saj nga I dashuri e ka pohuar edhe menaxheri i Angelës, ndërsa modelja me origjinë nga Shkodra nuk preferon të thotë asgjë për shkëputjen e saj me Time Voegelen.

Një burim ka thënë se, “mosmarrëveshjet mes tyre kanë çuar deri tek prishja e lidhjes”.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron