Angela Martini: Të gjithë meshkujt e famshëm ma lypin...

Angela Martini: Të gjithë meshkujt e famshëm ma lypin...
Ende nuk ka një histori dashurie, të paktën asnjë që të dihet nga publiku edhe pse është aluduar shumë për lidhje, të cilat nuk kanë rezultuar të vërteta.

Angela Martini, ka pohuar se meshkujt e famshëm duan të dalin me të. E, s’ka si të ndodhë ndryshe me një modele të re dhe seksi si ajo.

Në pyetjen nga revista “Complex” nëse ka ndodhur që t’i afrohet ndonjë mashkull i famshëm, Angela është përgjigjur:
“Të gjithë. Por, tjetër është puna si ia del në krye me ta. Nuk do të thotë që çdonjeri që ka dëshirë të dalë me ty, duhet të dalësh me ta. Ka shumë thashetheme në lidhje me këtë, por mendoj vetëm 10% janë të verteta. Shumica e meshkujve me të cilët jam e lidhur janë vetëm miq të mirë”.

angela

Angela së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës së njohur “Maxim” me një set fotografik supersensual të realizuar nga fotografi shqiptar Fadil Berisha.

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn