Kancelarja gjermane Angela Merkel është aksidentuar duke bërë ski në Zvicër. Sipas BBC, Merkel ka pësuar fraktura në legen.
Zëdhënësi i saj njoftoi se Merkel po bënte ski me ngadalë në momentin e aksidentit. Ai shtoi se kancelarja gjermane pësoi disa të nxira dhe një frakturë në pjesën e pasme, majtas legenit.
Por Merkel mësoi për frakturën në legen, vetëm gjatë vizitës tek doktori ditën së premte. Aksidenti në fjalë ndodhi gjatë pushimeve të fundvitit në resortin St Moritz të Zvicrës.
Kancelarja gjermane gjithsesi do të kryesojë takimin e parë të kabinetit qeveritar ditën e mërkurë. Përgjatë 3 javëve në vazhdim Merkel do të lëvizë me ndihmën e patericave.
Doktorët i kanë rekomanduar të pushojë sa më shumë, kështu që 59 vjeçarja do të punojë kryesisht nga shtëpia. Ajo tashmë ka anuluar vizitën në Poloni dhe takimin me kryeministrin e ri të Luskemburgut, Xavier Bettel.
Aksidenti i Kancelares gjermane vjen disa ditë pas atij të pilotit të Formula 1, Michael Schumacher i cili u aksidentua duke bërë ski në Alpet Franceze.
Schumacher përplasi kokën duke rënë akoma. Gjendja e tij është ende kritike, por sipas mjekëve situata po vjen duke u stabilizuar.

Redaksia Online
(v.gj/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com