Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shpallur personalitet i vitit 2015 nga revista prestigjioze “Time”. Në arsyetimin e revistës thuhet se Merkel ka kërkuar më shumë nga vendi i saj seç do të guxonin të bënin shumë politikanë, ka qëndruar e vendosur kundër tiranisë dhe ka treguar se është një liderere e palëkundur.
Merkel është femra e parë që shpallet personalitet i vitit nga revista Time. Kancelarja gjermane e ka nisur vitin duke iu kundërvënë presidentit rus Vladimir Putin, është marrë me vendosmëri me krizën financiare greke dhe krizën në Eurozonë dhe së fundmi, ka menaxhuar krizën e migrantëve.
Në listën e “Time” ishin emra nga më të ndryshimit. Në vend të dytë është kalifi Abu Bakr Al- Baghdadi, lideri i ISIS, dhe në vend të tretë Donald Trump, i cili ka qënë në lajmet kryesore këto ditët e fundit mbi deklaratat e tij shokuese për myslimanët.
Për të parën herë, ky titull i është rezervuar Charles Lindberghut, njeriu që kreu i vetëm të parin fluturim transatlantik, pa ndalesa, nga Nju Jorku në Paris.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Time": Guxon siç rrallë do e bënin">