Angelina Jolie dhe Brad Pitt foto
intime në kopertinën e Vanity Fai
Lexoni në brendësi për xhelozitë e Brad Pitt gjatë xhirimeve të filmit "By The Sea".
Dyshja simpatike, Brad Pitt dhe Angelian Jolie, kanë pozuar së fundmi në një set fotografish intime, të realizuara nga fotografi Peter Lindbergh për Vanity Fair. Angelina që vetëm së fundmi pohoi se ajo dhe Brad kanë zënkat e tyre si çdo çift tjetër, por do të qëndrojnë gjithnjë pranë njëri-tjetrit, ka shtrirë kokën në kraharorin e bashkëshortit të saj (që rastësisht është një nga meshkujt më të lakmuar në botë).
Ky i fundit nga ana tjetër, me mjekër dhe simpatik si gjithnjë, ka mbështetur kokën mbi atë të Angelinës. Menjëherë pas promovimit të filmit të tyre të ri "By The Sea", çifti që ka dhe 6 fëmijë ka dhënë një numër të madh intervistash ku kanë nxjerrë në dritë një anë të panjohur të jetëve të tyre. Në njërën prej tyre aktorja 40-vjeçare pohoi se xhirimi i skenave të seksit me bashkëshortin e saj, në film, ishin 'gjëja më e çuditshme'.
Ajo tha për Entertainment Weekly: "Është gjëja më e çuditshme në botë të shtrihesh e zhveshur në vaskë, me një iPad në dorë, ndërsa burri yt është tek dera dhe ti e thërret që të vijë të bëni dashuri përpara një tufe me burra të tjerë me kamera në dorë." Dhe nuk ishte vetëm Angelina ajo që stepej përpara kameramanëve.
Instiktet mbrojtëse të 51-vjeçarit hynë në fuqi dhe nuk lejoi njeri të shihte gruan e tij teksa parakalonte pa rroba. Angelina që kishte dhe detyrën e regjizorit tha: "Nuk mund të dilja nga vaska dhe të shkoja tek ekrani, pasi regjizorja ishte e zhveshur. Ne jemi artistë dhe duam të jemi të lirë, por Brad - është gruaja e tij. Detyra e tij ishte të mbante peshqirin. Më mbulonte gjatë gjithë kohës me peshqir.
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)
188/2
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
48.8%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap me armë dhe tritol në mes të Athinës, kush është Armiol Rrasa! I arrestuar plot 12 herë më parë, mes akuzave edhe përdhunimi
14 Tetor, 10:11
-
Korçë/ Ishte shpallur në kërkim se nuk iu bind policisë por u largua me makinë, arrestohet 33 vjeçari
14 Tetor, 09:56
-
Incidenti diplomatik që s’u ‘pa’ në Serbi-Zvicër! Vuçiç provokon në stadium, nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë! Sandulovic: Gjest antiperëndimor
14 Tetor, 09:53
-
Dëshironi të hiqni kilet e tepërta, ja 4 frutat që duhet të shmagni
14 Tetor, 09:49
-
‘Darka e fundit’? Pas xhiros me Ferrari dhe sulmeve të politikanit britanik, shqiptari Dorian Puka feston me dolli me Nigel Farage! I jep një ‘gisht të madh’
14 Tetor, 09:28
-
E rëndë në Itali! Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar, po kalonte vijat e bardha (EMRI)
14 Tetor, 09:22
-
Gjykata e Fierit dënoi me një vit burg Luiz Ejllin, reagon Dea Mishel: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja
14 Tetor, 09:03
-
Kishte hyrë ilegalisht në Itali për të vjedhur banesa, kapet pas ndjekjes si në filma 41-vjeçari shqiptar! Arratisen 2 shokët me kapuçë
14 Tetor, 08:54
-
Veliaj: Të gjitha pemët e zhvendosura nga autostrada Tiranë-Durrës do të mbillen në Parkun e Liqenit dhe pika të tjera (VIDEO)
14 Tetor, 08:38
-
STUDIMI/ Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit
14 Tetor, 08:34
-
Media kolumbiane, ‘El Tiempo’: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji
14 Tetor, 08:26
-
Lufta/ ‘Mburoja e hekurt’ e Izraelit duket se s’po funksionon, vriten 4 ushtarë, 58 të plagosur! IDF bombardon në Gaza! SHBA dërgon sistemin antiraketor në Tel Aviv
14 Tetor, 08:25