Angelina Jolie ia del, blen një super
shtëpi dhe …martohet sërish

Angelina Jolie ia del, blen një super<br />shtëpi dhe …martohet sërish
Mendonim se aktorja Angelina Jolie do të vuante nga ndarja me Brad Pitt, por fatmirësisht ajo ia del, jo vetëm blen një banesë e cila vlen 25 milionë dollar por edhe do të martohet sërish.

Të paktën kështu thonë thashethemet.

Dhe fatlumi mendohet se do të jetë një filantrop, një biznesmen i fuqishëm.

Banesa e re e aktores do të ketë 6 dhoma gjumi, 10 banjo, pishina, palestër dhe një park. Kjo shtëpi konsiderohet një nga më të bukurat në Los Angeles dhe Angelina do të transferohet së bashku me fëmijët e saj.  

Në kodrën ku ndodhet shtëpia në fakt jetojnë shumë yje si Casey Affleck, Natalie Portman, Lauren Graham, Eill.I.Am e David Fincher

Në fakt shumë zhurmë për jetën e aktores bukuroshe.

Mediat shkruajnë se Angelina po kërkon përshpejtimin e procedurave të divorcit pikërisht për t’u martuar sërish.

Të dhënat  flasin se aktorja është njohur me biznesmenin në Londër.

Beteja ligjore mes aktorëve ende nuk ka përfunduar dhe aktori ka të drejtë t'i takojë 6 fëmijët në prezencë të një psikologu.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com





 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre