Angelina Jolie këtë vit është veshur vetëm me të zeza. Ky është vëzhgimi që “Shqiptarja.com” i ka bërë yllit amerikan të Hollivudit, stilit "Jolie".
Po të kundrosh me vëmendje dhe në mënyrë koronologjike gjithë daljet e Joli në media, si me veshje alta mode nëpër evente gala, apo qoftë në udhëtime e në daljet më të thjeshta të saj për shopping me fëmijët, Angie këtë vit “është sterrosur” fund e krye.
Kuptohet, kjo s’do të thotë se detyrimisht “sterrosja” duhet të jetë në harmoni me shpirtin dhe se e zeza nuk mund të jetë edhe një simbolikë krejt e kundërt.
“Nata nuk është më pak e shenjtë se dita”, thotë një shprehje. Po kështu dhe ngjyrat. Fustanin e parë të zi për këtë vit, Angie e ka veshur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2013, ku këmba e saj ekstremisht e hollë dhe elegante u bë frymëzim për shumë yje të tjerë nëpër botë, për ta ripërsëritur. Por thuajse i pamundur rikopjimi i siluetës së saj.
Angie vijon të përdorë e vendosur të zezën, si në pallto dimri, si në veshjet poshtë palltos, si në fustane apo pantallona dhe bluzë apo fund e bluzë (me materiale glamour apo thjesht pambuk), këpucë, çantë, syze etj, në morinë e të cilave nuk interferon asnjë ngjyrë tjetër, as edhe në detaje zor të dukshme a periferike në zonat e trupit.
Në imazhin e saj ajo që shndrin me ngjyra të tjera duket se është buzëqeshja dhe vështrimi i Jolie.
Një apo dy herë mund të zbulosh ndonjë bardh e zi a ngjyrë tjetër e errët apo e zbehtë, por kurrë e fortë, po edhe në këto të fundit mbizotëruese është sërish e zeza, si në formën e ndonjë pelerine përsipër.
E jo vetëm Angie, por kombinuar me të në të zeza edhe partneri i saj, Bred Pitt apo fëmijët. Edhe pas operacionit të saj të bujshëm, “mastectomy”, Angie u shfaq me një fustan të gjatë, tërësisht i zi.
Të zezën Angie e ka përdorur edhe më parë, por asnjëherë kaq theksuar sa në sezonet e modës, stinët e 2013-s.
Edhe pse thonë se e zeza të tregon më të dobët dhe duke pasur parasysh se sa e dobët është Angie si pasojë e një diete vegjetariane, me sa duket ajo ka dëshirë të tregojë edhe më e dobët, “si modele” - dëshirë që e ka shprehur kohët e fundut.
Edhe në këto ditë të saj pranvere në Sidnej të Australisë, ku gjendet bashkë me fëmijët, përpara paparacëve shfaqet sërish një Angie vetëm me të zeza.
Viti ende s'ka mbaruar, e fundsezoni i modës dhe rinisja e sezonit të ri nuk dihet ç'ngjyra të tjera do sjellë për Angie-n. Atëherë do kuptojmë nëse e zeza deri tani ishte rishfaqje e një dashurie të përkohshme apo nga ato që zgjasin e zgjasin, e rikthehen për mos u larguar më.
Redaksia Online
(Magdalena Alla/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com