Angjeli: Rishikimi i buxhetit ishte
i nevojshëm për të bërë pagesat
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, deklaroi në studion e A1 Report se, rishikimi i buxhetit ishte i domosdoshëm pasi shteti do të ishte në falimentim. Angjeli foli edhe për shmangien tatimore që kishin bërë bizneset e lojërave të fatit.
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, deklaroi në studion e A1 Report se, rishikimi i buxhetit ishte i domosdoshëm pasi shteti do të ishte në falimentim. Përballë gazetares Erjon Rusi, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli foli edhe për shmangien tatimore që kishin bërë bizneset e lojërave të fatit.
“Shmangia tatimore është e jashtëzakonshme nga biznesi i lojërave të fatit. Këto 500-700 milionë dollarë ikin nga xhepat e qytetarëve të shqiptarëve dhe nëse kthehen këto para, atëherë do të rritet fuqia blerëse. Prandaj duhet luftë ndaj këtij aktiviteti fiskal. Në çdo tre dyqane ka një ambient lojërash fati”, tha Angjeli në A1 Report.
“Qeveria ka 40 ditë që ka ardhur do ka një transparencë të plotë për vendimet që kanë të bëjnë me financat publike. Lojërat e fatit kanë lidhje me shmangien detyrimeve fiskale dhe me buxhetin e familjeve familjare. Dhe kaq shumë sa janë hapur, në të gjitha rrugët, lagjet, nuk ka si të jetë pa mbështetje”, ishte deklarata e Angjelit në lidhje me lojërat e fatit.
Gjithashtu, ai tha se, ndryshimi i buxhetit të vitit 2013 ishin të domosdoshme. “Financat publike po shkonin drejt një arke bosh dhe mos realizim të të ardhurave. U morën disa vendime që për efekte elktorale nuk paguajnë taksa. Dhe këto vendime e çuan situatën në këtë pikë, për të marrë hua brenda vendit por mund të ketë hua marrje edhe jashtë vendit. Nëse nuk do të bëhej ky ndryshim atëherë shteti do të falimentonte. Dmth, nuk do të kishte asnjë lloj pagese, pagash, spitalesh, pensionesh, kontratat të ndryshme etj”, tha Angjeli.
Sipas Angjelit, “borxhi nuk është asnjëherë borxh, por këtu kishte dy rrugë, ose të rritësh tatime dhe taksa ose do të prerje monedhë ta hidhje në qarkullim që do të sillte inflacion”.
Ish-ministri i Financave tha se, “ti thuash të vërtetën qytetarëve është një obligim jo vetëm moral dhe politik që nëse nuk realizohet kthehet në të kundërtën e vete. E vërteta është që situata është shumë e vështirë. Ne në vitin 1997 e morëm situatën shumë herë më të vështirë por e stabilizuam. Qeveria ka një program dhe hapat e parë të marra nga qeveria do të thotë në drejtimin e duhur.”
“Opozita nuk do të pranojë realitetin, përgjegjësinë që me një faturë të zezë të ja kalojë qeverisë së re sepse ka vetëm 40 ditë që kanë ikur nga pushteti”, përfundoi bisedën e tij në A1 Report, deputeti socialist, Anastas Angjeli.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
37.3%
-
Jo
58.6%
-
Deri diku
4%
Vota total: 249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02
-
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
28 Nëntor, 11:01
-
112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar
28 Nëntor, 10:49
-
Ushtria valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës
28 Nëntor, 10:45
-
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator
28 Nëntor, 10:43
-
Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë
28 Nëntor, 10:38
-
112-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari
28 Nëntor, 10:38