Suksesi i Januzaj në Angli ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe trajnerëve, por jo vetëm, pasi në skenë kanë dalë edhe disa nga futbollistët kryesor të kombëtares së ‘Tre Luanvë’ duke dalë kundër ndonjë vendimi të mundshëm që kosovari të jetë pjesë e Anglisë.
Uilshere është i pari që del kundër kosovarit që të jetë me Anglinë. “ Jo, për mua nëse je anglez, je anglez dhe atëherë luan për Anglinë. Të vetmit njerëz që duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët. Për mua nëse ke jetuar për pesë vjet në Angli kjo nuk të bën Anglez dhe nuk mund të luash me përfaqësuesen.
Kjo nuk do të thotë se mund të luash për këtë vend. Nëse unë do të shkoja në Spanjë dhe do të jetoja atje për pesë vjet, unë nuk do të shkoja të luaja për Spanjën. Për mua një anglez duhet të luajë me Anglinë” deklaroi ai. Uelshere del kështu kundër trajnerit të tij, i cili deklaroi pak ditë më parë që kosovari po monitorohet dhe shumë shpejt do të ftohet në kombëtare.
Januzaj ka mundësi të luajë me Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Turqinë. Mediat angleze shohin të favorizuar kombëtaren tonë pasi Kosova nuk mund të luajë ende turne ndërkombëtarë, por interesimi i Anglisë mund t’i ndryshojë mendje talentit të Manchester United pasi me “Tre Luanët” do të kishte mundësi të luante në fazat finale të Europianëve dhe Botërorëve të ardhshëm.
/Shqiptarja.com