SUSEX - Një adoleshent shqiptar është zhdukur në Portslade në Angli. Siç raportojnë mediat britanike bëhet fjalë për 17-vjeçarin Alban Kastrati, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 20 nëntor, kur është parë dhe për herë të fundit.
 
“Jemi të shqetësuar pasi ai kishte mbërritur në Angli vetëm një ditë përpara në datë 19 nëntor dhe nuk e njeh zonën dhe flet shumë pak anglisht” - tha një zyrtar i policisë në Portslade, i cili u ka bërë apel qytetarëve që të njoftojnë policinë nëse kanë informacione për vendodhjen e Alban Kastratit.
 
Policia njofton se ditën përpara se të zhdukej 17 vjeçari shqiptar kishte të veshur një xhup të zi të fryrë, xhinse blu dhe një këmishë të bardhë bashkë me një zinxhir në qafë.
 Alban Kastrati logo
(Në foto: Adoleshti shqiptar, Alban Kastrati i humbur në Angli)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)