Angli, arrestohet 37-vjeçari shqiptar
trafikonte miliona euro kokainë

Angli, arrestohet 37-vjeçari shqiptar<br />trafikonte miliona euro kokainë
ANGLI- Një shqiptar i cili fuste kontrabandë në Britani miliona euro kokainë, u burgos të martën me 15 vjet heqje lirie. Admir Doda, 37 vjeç, ka qënë më përpara në kërkim në lidhje edhe me ngjarje të tjera, dy tentativa vrasjeje dhe krime me armë në Shqipëri.
 
Doda u arrestua nga skuadra e ekstradimit të Scotland Yard, në shtëpinë e tij në Girton Road, Kingsbury, në 2009-ën. Por ai u la i lirë sepse akuzat ndaj tij rranë kur mandati i tij i ekstradimit, çuditërisht humbi.
 
Doda-s iu dha një vizë 5-vjeçare për të qëndruar në Britani pasi u martua më një europiane, para se të krijonte rrjetin e drogës. Ai përdorte “Vicks Vaporub”, një krem i cili përdoret në fyt dhe gjoks kundër kollës, për të mashtruar qentë e policisë të cilët nuhasnin mallrat e tij.
 
I njohur si Miri ose Mirja, Doda ishte ekstraduar nga Londra në vitin 2003 nga policia italiane, si i dyshuar për vrasjen e një shqiptari.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit